COVID-19: Tre të vdekur e 281 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja nga gjithsej 1.276 teste të kryera për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Janë shëruar 70 …
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja nga gjithsej 1.276 teste të kryera për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Janë shëruar 70 …
Junge Menschen verlassen das Korab-Gebirge in Albanien, um anderswo besser zu leben. Umweltschützer wollen die einzigartige Natur dort erhalten und die Jungen zum Bleiben ermutigen. Im Korab-Gebirge in Ostalbanien ist das …
Duhet mbajtur parasyh faktin se deri më sot (1945-2020), pas njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti, siç është së fundi, edhe rasti Kosovës së Shqipërisë Etnike(17 shkurt 2008), nuk ka ndodhur …
Patriotizmi është ndjenjë dashurie e besnikërie për atdheun dhe për popullin e vet! Për udhëheqësit politikë që udhëheqin popuj dhe vende në transformim, me të njëjtat telashe, brenga e halle, (dinjiteti, …
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja nga gjithsej 1.276 teste të kryera për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Janë shëruar 70 …
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja nga gjithsej 1.276 teste të kryera për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10.071 numrin e të shëruarve në vend që prej shpërthimit të epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani.
Tirana vazhdon të prijë me numrin më të lartë të rasteve të reja – 151, pasuar nga Korça me 30 raste, Fieri 18, Elbasani 14, Pogradeci 12, etj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët pesë janë të intubuar.
Që nga shpërthimi i epidemisë, me COVID-19 në Shqipëri janë konfirmuar 17.055 persona, prej tyre 10.071 janë të shëruar, 6.533 vazhdojnë të mbeten raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 451 persona.
Junge Menschen verlassen das Korab-Gebirge in Albanien, um anderswo besser zu leben. Umweltschützer wollen die einzigartige Natur dort erhalten und die Jungen zum Bleiben ermutigen. Im Korab-Gebirge in Ostalbanien ist das …
Junge Menschen verlassen das Korab-Gebirge in Albanien, um anderswo besser zu leben. Umweltschützer wollen die einzigartige Natur dort erhalten und die Jungen zum Bleiben ermutigen.
Im Korab-Gebirge in Ostalbanien ist das Leben einfach und traditionell. Seit Generationen züchten die Bauernfamilien dort Schafe. Die Milch verkaufen sie, um so ihren Lebensunterhalt zu bestreiten. Die Berge sind Teil des Grünen Bandes Europas , eines 12.000 Kilometer (7.456 Meilen) langen Landstrichs entlang des ehemaligen Eisernen Vorhangs. Durch die jahrzehntelang unberührten Grenzen ist das Grüne Band Heimat zahlreicher bedrohter Wildtiere.
Doch die Schönheit der Region reicht nicht aus, um junge Menschen hier zu halten. Sie gehen lieber nach Westeuropa oder in Albaniens Hauptstadt Tirana, um sich dort ein neues Leben aufzubauen. Die Folge: Immer mehr Bergwiesen, auf denen die Hirten ihre Schafe und ihr Vieh weiden ließen, verwandeln sich in Buschland. Die Folge: Die Gefahr von Waldbränden steigt.
Aber nicht alle wollen gehen. Vor fünf Jahren begann der Gärtner Zija Keshi mit dem Anbau von Aroniabeeren. Diese gelten als Superfood. Erst kürzlich erhielt Keshi für seine Beeren ein deutsches Biosiegel.
Keshis Erfolg ist ein Beweis dafür, dass den Bergbewohnern mit neuen Ideen auch hier ein besseres Leben gelingen kann, glaubt Olsion Lama, Projektleiter von Albaniens größter Umwelt-NGO PPNEA .
(DW)
Duhet mbajtur parasyh faktin se deri më sot (1945-2020), pas njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti, siç është së fundi, edhe rasti Kosovës së Shqipërisë Etnike(17 shkurt 2008), nuk ka ndodhur …
Duhet mbajtur parasyh faktin se deri më sot (1945-2020), pas njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti, siç është së fundi, edhe rasti Kosovës së Shqipërisë Etnike(17 shkurt 2008), nuk ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja), të ketë kthyer për rishqyrtim statusin e mbyllur të pavarësisë së tij, pavarësisht nga akuzat, shantazhet, ndërhyrjet, mospajtueshmëria dhe kërkesat post festum të ndonjë fuqie kolonialiste qoftë evropiane a botërore.
-Serbia si fuqi koloniale ballkanike, nuk ka asnjë të drejtë ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, që në Bruksel apo në ndonjë vend tjetër, të negociojë për statusin politik, juridik dhe kushtetues të Veriut të Kosovës.
-Sepse një kërkesë e këtillë e Serbisë për revizionimin e pavarësisë së Kosovës, është në kundërshtim me Nenin 2, pikën 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me Rezolutën 2105(XX) të AP-së, të miratuar më 20.XII.1965, që i referohet Deklaratës së Shkolonizimit, ku në Pikën 10 të kësaj Rezolute të OKB-së, thuhet: “ Popujve nën sundimin kolonial, u njihet e drejta legjitime e luftës për vetëvendosje dhe për pavarësinë e tyre. Për këtë qëllim, thërren të gjitha shtetet, që t’u japin ndihmë materiale dhe morale lëvizjeve për çlirimin kombëtar dhe antikolonial në territoret e kolonizuara”.
Ligjërisht dhe në mënyrë paqësore Serbia kolonialiste nuk mund të ndryshojë statusin e pavarësisë së Kosovës
Duhet mbajtur parasyh faktin se deri më sot (1945-2020), pas njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti, siç është së fundi, edhe rasti Kosovës së Shqipërisë Etnike(17 shkurt 2008), nuk ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja), të ketë kthyer për rishqyrtim statusin e mbyllur të pavarësisë së tij, pavarësisht nga akuzat, shantazhet, ndërhyrjet, mospajtueshmëria dhe kërkesat post festum të ndonjë fuqie kolonialiste qoftë evropiane a botërore.
-Atëherë, pse Serbia kolonialiste dhe gjenocidale me të gjitha mjetet antiligjore dhe antinjerëzore po kërkon revizionimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, kur kjo nuk është çështje juridike, as diplomatike e as politike ndërkombëtare me të cilën , do të duhej të merreshin Amerika, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia, Kina etj., por thjesht, është çështje private e interesit të politikës së brendshme kolonialiste të Serbisë, e cila me gënjeshtrat, me mitet, me përrallat ultranacionaliste dhe fashiste, gjithnjë duke u mbështetur në logjikën e forcës militariste dhe hegjemoniste pushtuese për shfarosjen e shqiptarëve dhe të rikolonizimit po bën përpjekje maksimale që Kosovën ta rikthejë nën sovranitetin kolonial shekullor të saj (1912-1999).
Për përmbushjen e këtij interesi dhe objektivi të sistemimit kolonial dhe nekolonial të Serbisë, Evropa Perëndimore dhe Amerika, nuk do të duhej të ndryshonin politikën, diplomacinë dhe investimin e tyre të deritashëm ushtarak, ekonomik, tregtar ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane.
Pse kisha ortodokse serbe, pse Akademia serbe, pse sheknca dhe shteti serb gënjejnë dhe mashtrojnë me shekuj, se gjoja “Kosova është serbe” këtë karrem nuk do të duhej ta gëlltitnin as Amerika, as OKB-ja e as Evropa, sepse kjo është rrenë dhe falsifikim institucional-juridik, historik, politiko-propagandistik, diplomatik gjithëserb kombëtar dhe ndërkombëtar (1389-2020) .
Mirëpo, megjithëkëtë, kohëve të fundit, si në sfondin e politikës brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare, po debatohet me të madhe se viti 2020, do të jetë vendimtar për Kosovën!
-Pse, ky vit të jetë vendimtar, kur Kosova, tanimë është e pavarur nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, që nga 17 shkurti 2008, e njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara?
-Pse Kosova si viktimë koloniale më se 100-vjeçare e Serbisë, edhe pas pavarësimit të saj antikolonial, po u dashka të marrë leje nga metropoli kolonialist- Beogradi, që të njihet ndërkombëtarisht nga OKB-ja?!
-Pse nuk po merret në konsideratë Opinioni Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së në Hagë (22 korrik 2010), sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare, POR, për çudi ende po merret si “bazë juridike ndërkombëtare” Rezoluta 1244 e KS-së të OKB-së (10.VI.1999) sipas së cilës Beogradi zyrtar, Moskva dhe Pekini etj. po kërkojnë kthimin e Kosovës nën Serbinë e dikurshme kolinialiste?!
A ka kështu ndonjë shembull në praktikën e deristome të marrëdhënieve ndërkombëtare, që viktima e kolonizuar, të ketë marrë leje nga ndonjë fuqi kolonialiste, se, duhet të jetë e pavarur dhe sovrane, apo jo?!
Kjo farë “strategjie e re” e diplomacisë ndërkombëtare, që të “pajtojë” viktimin e kolonizuar (Kosovën) me xhelatin kolonizues (Serbinë) (1912-1999), është më tepër se cirk për rendin pozitiv juridik ndërkombëtar, kur dihet se pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, asnjë shtet në vendet e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, nuk është shkolonizuar me dëshirën dhe me vullnetin e shteteve kolonizuese, por me imponim të luftës dhe të kryengritjeve shumëvjeçare antikoloniale të popujve të shtypur dhe të robëruar nga çizmja e imperialistëve kolonialistë shekullorë.
Në riaktivizimin dhe në rikthimin e politikës serbe të Slobodan Milosheviqit në Kosovë, rolin kryesor sërish është duke e luajtur Kisha Ortodokse Serbe, e mbështetur drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga qeveria aktuale serbomaldhe antishqiptare e Beogradit, si dhe nga recidivat e mëparshme të forcave paramilitare, militare, policore, si dhe në veçanti të sigurimit sekret, të cilat në forma të ndryshme të “padukshme” janë infiltruar, dhe janë duke vepruar në Kosovë, me qëllim që të përmbysin dhe të destabilizojnë çdo gjë që është ndërtuar gjatë njëzetvjeçarit të fundit (12 qershor 1999 – tetor 2020) në procesin e rivitalizimit të jetës normale, të zhvillimit, të stabilizimit, të demokratizimit dhe të institucionalizimit të paqes dhe të sigurisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ( Amerika dhe KFOR)
Patriotizmi është ndjenjë dashurie e besnikërie për atdheun dhe për popullin e vet! Për udhëheqësit politikë që udhëheqin popuj dhe vende në transformim, me të njëjtat telashe, brenga e halle, (dinjiteti, …
Patriotizmi është ndjenjë dashurie e besnikërie për atdheun dhe për popullin e vet!
Për udhëheqësit politikë që udhëheqin popuj dhe vende në transformim, me të njëjtat telashe, brenga e halle, (dinjiteti, tradhtia, luftërat dhe tragjikomedia),s`u mjaftuan të jenë pësim për mësim! Kurse, politika shqiptare në vend se të ballafaqohet me unitet-bashkim dhe zhvillim, ajo merret me përçarje, urrejtje, fyerje dhe sharje pozitë-opozitë! Kjo është tragjikomedia e vjetëve të transformimit jo sall e kombit shqiptar në gadishull.
Në politikë, diplomaci, institucione shtetërore ku në to”zotëron politika shqiptare”, asaj i mungon dinjiteti, s`ka demokracia të vërtetë, ka lojalitet, servilizëm, madje dhe tradhti!? Nuk ka dhe një intelektual shqiptarë qe s`i kupton këto katër shprehje! Kishte dhe ka tradhti, luftë, vrasje, skamje, tragjikomedi. jo sall në hapësirën shqiptare! Aktualisht as ketë s`ka intelektual as njeri qe se di! Për aq sa e njohim historinë nga themelimi i shtetit të parë të Arbrit, për aq sa e njohim dhe kemi të dhëna për shtetin pas çlirimit të disa territoreve me kryeqendrën mesjetare, Krujë, Berat, Dibër, Drisht, Mirditë, Has etj., në krye me Gj. K. Skënderbeun, trimin e mirë me shok shumë. Familjet dhe udhëheqësit, të cilët iu bashkuan Skënderbeut; duke filluar nga Kastriotet; Pali, Gjoni, i biri Skënderbeu, hero fundamental shqiptar; Dukagjinasit, Pal Dukagjini, Lekë Dukagjini, Topjt, Andrea Topia Arjanitët, Gjergj Arjaniti, Muzakajt, Teodor Korona, Muzaka. Familja Altisferi, Lekë Zaharia e Altisfer Zaharie, Familja Spana, Pjetër Spani, Gjergj Dushmani, Strezet ose Balshajt, Perllatajt e ndonjë princ a sundues, të kenë vepruar me aq dinjitet dhe unitet për komb dhe atdhe. Ata, me shekuj e morën në mbrojtje deri me ideologët e Komitetit të Stambollit, në krye më Abdyl Frashrin, duke mos u turpëruar në atë masë, siç u veprua dhe aktualisht veprohet sot! Gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës kishte një unitet, por pas saj ç`ndodhi? Për ketë, mendimin e jap historia. Siç e ka dhënë për M. Golemin, H. Kastriotin e të tjerë, gjatë luftërave shqiptaro-turke me Portën. (GJ. K. Skënderbeu mbushi 544 vjet së pushuari).
Dinjiteti; Me shprehjen dinjitet kuptojmë: “Tërësinë e vlerave morale të njeriut a te një grupi njerëzish, siç janë (nderi, krenaria, besa, dashuria dhe atdhedashuria etj.); vetëdija që posedon njeriu apo grup njerëzish, për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimin e tij, për vlerat; shfaqjen e jashtme të kësaj vetëdije dhe të këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar i njeriut (familjes, shtetit, entit apo institutit. Pra, ruajtja e dinjitetit kombëtar, patriotik familjar, moral e humanitar..!
Me plotë dinjitet, pa farë dinjiteti i thuhet këtij apo atij NN-i. Me fjalë tjera dinjiteti është cilësi apo virtyt i rrallë, cilësi e mirë a vlerë e lartë e asaj, që e bënë atë të çmohet lartë si burrë shteti, me dinjitet artistik, me vepër plotë dinjitet. A duhet këta udhëheqës t`i vret ndërgjegjja, me sjellje pa dinjitet, pa vlera dhe pa kuptim vlerash të dinjitetit të domosdoshëm për çdo personaliteti, në çdo resor, nga kryetari i qeverisë, kuvendit, presidencës, çdo politikani, udhëheqësi të çdo partie, institucioni, në veçanti patriotizmi ndaj atdheut e kombit, humanizmit morale etj.
Tradhtia; A është pasoj e mungesës së dinjiteti, të shumë udhëheqësve, njerëzve nëpër kohë, pastaj lindja e tradhtisë për mungesë të dinjitetit, një ndër virtytet më të shëmtuara të njeriut! Zakonisht tradhtia është veprimtari armiqësore, që kryhet kundër atdheu dhe popullit etj. Duke u bashkuar me armikun, duke u bashkuar me te ose, duke bërë punën e tij; qëndrim prej tradhtari i dikujt që kryen veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, nxjerr me dashje te fshehta a të rëndësishme, arratiset më një vend tjetër etj.; largimi si tradhtar nga parime dhe idetë nga një çështje e madhe; shkelja e betimit. Tradhti e lartë e hapur. Tradhti ndaj atdheut, ndaj popullit, ndaj burrit (gruaja) ose e kundërta (burrit ndaj gruas. Zbuluan dhe dënuan tradhtinë. 2. Shkelja e besës a fjalës së dhënë, prerja në besë. Tradhtia ndaj mikut 2. Qëndrimi jo besnik, shkelje e besës dhe e besnikërisë bashkëshortore (për bashkëshortet, e të dashurit). Tradhtia ka dhe një numër shprehjesh, të cilat njihen nëpër kohë, histori, e sidomos gjatë luftërave si shëmti të mbetura vragë t`pashlyera të njerëzve me nam, tradhtisë ndaj kombit dhe atdheut!
Luftërat, tradhtia në luftëra e në paqe; Të njohura janë dy tradhti të dy komandantëve të shquar të Gj. K. Skënderbeu; Moisi Golemi dhe i nipi Hamëz Kastrioti. Të ndodhura në kulmin e pushtimeve të Portës. Të udhëhequra kundër Shqipërisë nga Sulltan Murati i II, dhe gjithë-pushtuesi Sulltan Mehmedi i dytë. S. Murati i II deshi që kalanë ta merrte për brenda, pra me tradhti. Padishahu, dinte se ç`nam kishte Miosi Golemi. Prandaj i qoi fjalë: “Po qese dëshiron të bëhesh mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve, duhet të vrasësh Skënderbeun, ose të arratisesh në Turqi. Atje do t`i jepej një ushtri mjaft e madhe, me të cilën, do ta mund Skënderbeun, duke ia zënë vendin atij si kryezot i Shqipërisë”. Kjo prandaj ishte detyrë e rëndë, jo aq sa e z. E. Tahiri në bisedime me Serbinë! Pastaj thuhet: Moisiu, kur u arratis u akuzua dhe si pjesëmarrës në pritën në Krrab, kundër Skënderbeut, ndonëse akuza në fjalë s`doli të jetë e vërtetë! Po kjo histori më s`ka rëndësi të shkoje më tej, rëndësinë e merr:
“Kënga e sprasme e Balës” G. Dara i riu:
“Te hija e lisit t`helmit”
I II
Te hija e lisit t`helmit i ditës së marrëzisë
Veç gjethesh, ballëfshehur, Mu si gur në det i ra
Rrinte i madhi i Golemve Që katundet e drejtonin,
Me sytë ngulur, për dhe, Kur “Dragoi i Dibrës mbërrinte,
Gjiri leshator i hidhej Duke quajtur “i pari i luftës”,
Si kusia kur valon. Nderi i ushtrisë, mall i vashave
Nga të errëtat qepalla E tash te turpëruar
Helm` i zemrës i derdhej, E mbulon natë e errësirës!
Pse në zemër kujtimi
=====================
Pastaj, ç`u bë me Hamzain, u zu rob, erdhi dhe ra në luftë. Më kaq përfunduan fitoret e shqiptarëve, por me korinë dhe turpin e dy gjeneralëve! Ky është dinjiteti, lufta, tradhtia, pendesa, tragjedia dhe tragjikomedia; Lloji gjinie dramatike që përfshinë veprat, të cilat përshkohen si këto, sot te ne! Të cilat në bazë, kanë një konflikt të brendshëm, ose një apo tre-katër “hero tragjikë”. E dyta, lloji gjinie dramatike me elemente të tragjedisë e t`komedisë aktuale, në gadishullin e përflakur, trazuar, armiqësuar me tradhti, luftëra tragjikomike. Takime të fshehta jo që s`janë patriotike, po janë anti-sovrane, kundra popullit e atdheut pa lejen e Ti!
Dy-tre shembuj nga qindra tradhti moderne në paqe; Rasti Mari dhe Pjerr Kyri SHBA, rasti “Mehmet Shehu Tiranë,1982”, apo “Një natë erdhi Paridi Mik të Atridët.”, Kadare thekson: “Më 1971, Mao Ce Duni ftoi për darkë në Pallatin e Verës arkletin (kundërshtarin)e tij të mundshëm. Lin Biaon… Dhe një natë errësire në tokën tonë shqiptar u zhduk dhe një djalë dai, patrioti Remzi Hoxha, si H. Zeka nga A. Zajmi, diku në afërsi të Lezhës, nga kush, pse dhe si akoma kjo babëzi s`zbërthehet pse?! Janë këta katër-pesë shembuj si porosi jo sall e z. Kadare, që u shëmbëllen zërave dhe thirrjeve të Bajtonit apo Shellit, Getës apo të Herderlinit, autorit të këtij vështrimi. Për të gjitha kohërat si ndodhinë tradhtitë gjatë luftërave dhe në paqe. Nëse edhe mbeturinat e Evropës pranohen në tokën shqiptare të hidhe e të stivohen për mbeturina, është tradhti se ç`ke më! Ka shembuj konkretë të takimeve të fshehta e legale me kundërshtarë! Të shumtën e rasteve janë takime me zarar! Prandaj quhen tradhti. Gjatë Luftës së fundit në Kosovë, fatkeqësisht dhe pas saj, ndodhën e po ka takime legale, por edhe të fshehta! Të cilat me vete bartin dëme të dy e më shumë anshme, në veçanti për popujt që s`pyetën fare! Shqiptarët kanë vuajt dhe vazhdojnë së vuajturi nga manipulime, spekulime, mungesë dinjiteti, shkelje bese, fjalë, e kanune. Nga ata të cilët, udhëhoqën gjatë këtyre 100-vjet pavarësi, me ndonjë përjashtim. Lufta Çlirimtare e Kosovës, fatkeqësisht, nuk përfundoi siç pritej. Aktualisht Kosova përballët me sfida të natyrës të sovranitetit! Mungesës të strategjisë për zhvillim, punësim, fqinjësi e pasinqertë e fqinjëve, dhe kryesorja populli i Kosovës ndalohet që të bashkohet me pjesën e ndarë me dhunë!
Mund të thuhet se kishte dhe ka veprimtarë, të cilët i shërbyen tradhtisë, madje persona me ngritje e kualifikime të “lakmuara”! Një pjesë e tyre rrjedhë nga masa e pangritur, por shumica e klanit akoma u thurin idolatri kulti personave pa meritë. U japin tituj heronjsh të pamerituarve, duke i krahasuar me heronj kombëtar! Kështu vepruan Lenini, Stalini,Tito, Rugova, Enveri s`u shpall hero! Ka indikacione të veprohet me Saliun, nesër me Thaçin, I. Mustafa, A. Ahmeti, E. Rama e ndonjë tjetër! E kemi të vështirë bashkimin pa u pastruar dhe pa u zhduk idiolatria dhe kulti i personave pa mbulesë! Të veshur me petkun e klanit, krahinës, katundit e mëhallës. Njerëz të cilët bartin përgjegjësi, politike, krimi, dyshim për nxitje, rrahje e vrasje njerëzish pa faje! Aq më trishtim është, nëse një udhëheqës politik është i veshur më petkun e tradhtisë, nënshtrimit dhe mungesës të pastërtisë! Mungesë kuraja, dinjiteti, morali e guximi! Atëherë, dëmi është i pariparueshëm për vendin.
Sepse, patriotizmi është ndjenjë dhe dashuria më e fuqishme për atdhe e për popullin e vet, bashkë me gatishmërinë për t`i shërbyer atyre me besnikëri, atdhetari e patriotizëm. Pra, pa u ngritë morali, dinjiteti, besa dhe vetëdija, në çdo segment, ent e institucion civil, shtetëror e ushtarak, policor e gjyqësor, politikë e partiakë, në kuvend, qeveri, presidencë, gjyqësi, në çdo pore të jetës, s`mund të arrihet ribashkimi kombëtar. S`mund të ketë qetësi, por urrejtje, varfëri dhe pa kënaqësi. Do të mungon zhvillimi, do të zbehet kombi. Rinia edhe më shumë marrin rrugën e mërgimit. Kësaj hapësirë më tepër se kurrë i duhen udhëheqës me dinjitet, humanizëm e moral të fuqishëm kombëtar, njerëzor e patriotik. Për t`i dalë manash idealit shekullor, për ribashkim kombëtar, amanet i çdo heroi dhe çdo dëshmor.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është njëkohësisht edhe djali i Hamëz Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari përmes një postimi në Facebook u …
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është njëkohësisht edhe djali i Hamëz Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që në procesin e dialogut me Serbinë të shmangin kompromiset që dëmtojë interesat e qytetarëve.
Ai pozicionet kundër çdo ndryshimi të mundshëm të Kushtetutës në emër të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.
Bekim Jashari: “Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë.
Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.
Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë.
Udhëheqësit tonë shtetërorë duhet t’ia bëjnë me dije faktorit ndërkombëtar që shteti ynë nuk ka për të bërë më kompromise dhe se jemi shteti më i avancuar në Ballkan sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave.
Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme.
Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë
Shkruan: Refik HASANI Asociacioni që aqë shumë flitet jo vetëm në opinion por edhe në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në …
Shkruan: Refik HASANI
Asociacioni që aqë shumë flitet jo vetëm në opinion por edhe në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.
Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjërë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me pesë për qindë, nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat së paku nuk kemi njohuri për këtë.
Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.
Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacionin kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë (21) një zetë e një Këshillave Nacionale sa numron ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe. Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kan komuna asnjë prej tyre përveqë pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale. Marrim shembull Maqedonia nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.
Pastaj Republika e Malit të Zi nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn Serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion.
Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekj dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja. Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërbska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur
Dejton në vitin 1995.Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi jan më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk jan me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë për qindë.
Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike. Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur se skllevër të kujt duan të jenë. Dhe, …
Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura
Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.
Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur se skllevër të kujt duan të jenë. Dhe, pasi kanë vendosur të jenë spektatorë të jetës, nuk duhet të habiten që ajo që shohin është teatër.
***
Prandaj, në vend që të ngrihen, protestojnë, vazhdojnë të zvarriten, përulen, shiten për një thes miell. E kuptoj varfërinë, por ai thes mielli është vetëm një gëzim jetëshkurtër, fals. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se gëzimi i rremë.
Kushdo që ka qenë i dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë nga ai vullnetarisht.
***
Kanë ardhur rrethanat dhe çasti që shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.
Të qenët në një gjendje të papërcaktuar, me dy mendje, është e tmerrshme. Meraklitë që shqetësohen më shumë për rënien e mirëqenies së serbëve sesa për veten, janë shqiptarët. Por, për një zemër atdhetare të pamposhtur dhe krenare nuk ka rrugë të mesme.
Shqiptar, mos vajto partinë “tënde” dhe insektet e kalbura që kanë shpallur vetveten politikë-bërës. Por fillo të mendosh, të gërryhesh e të brengosesh për mirëqenien dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Mos lejo që insektet t`ia dhurojnë pushtuesve edhe atë pak tokë arbërore që të ka mbetur. Në shpirtin e tyre nuk gjendet atdhedashuria, siç ua thonë iluzionet e juaja, por krimbi. Prandaj aty duhet ta kërkosh.
Të jetosh nën atë sistem të kapur nuk është lehtë. Shqiptarët, për shumë arsye, vazhdojnë të bëjnë veprime joracionale që ua imponon ekzistenca, në vazhdimësi i zgjedhin dështakët e këtyre 20-30 viteve. Kjo ndarje e pakuptimtë nga logjika, përbën ndjenjën e absurditetit, marrëzinë që është tërësisht në kundërshtim me arsyen e mendjes së shëndosh.
Të gjitha veprat dhe mendimet e mëdha kanë një bazë burimore apo fillim të thjeshtë. Veprat e mëdha shpesh mund të lindin në një çajtore, njëlloj ndodhë edhe me absurditetin.
***
Insektet e kalbura nënshkruajnë gjithçka që pushtuesi kërkon, edhe atë jo vetëm për shkakun se janë tradhtarë, të korruptuar, hajna, servil, por edhe të pagdhendur si duhet, u mungon trimëria , burrëria, dituria elementare që të maten me ato të pushtuesve. Prandaj okupatorët nuk ndalen së kërkuari lëshime, derisa t`ju asgjësojnë plotësisht si vend dhe komb. Gjatë “marrëveshjeve” të pafund me kolonizatorët, të dy palët ulen në anë të kundërta të tavolinës, në karrige druri, ndërkaq ndërmjetësuesit (historikisht dashakeq të njëanshëm) vazhdimisht anojnë nga pala e më të fortit (e të përkëdhelurve të tyre) përveç tjerash edhe për faktin se këta “përfaqësuesit” tanë i konsiderojnë: “Është ulur druri në dru!”
Por, nuk është faji i “ndërmjetësuesve” të tipit Mr. Bean që shqiptarët sundohen nga servilët, që vetëm u bëjnë lajka më të fuqishmëve për të pasur përfitime vetjake.
***
Klounët në politikën shqiptare. Ju nuk jeni as fisnik e as kalorës të vërtetë siç u vlerëson ndonjë pseudo-intelektual, por kuaj, thënë më mirë, pela, prandaj edhe çështjen kombëtare e çoni “përpara” me hap pele, njashtu siç u ka urdhëruar pushtuesi. Dhe, është faji i popullit që ka zgjedhur të udhëheqin vendin insektet e kalbura që përveç ligësisë së bashkëlindur, janë të dobët dhe paaftë.
Kur një djalë i pa muskuj, zgjedh të bëhet peshëngritës, familjarët e tij, dhe as vendi nuk mund të presin që ai të fitojë dhe të sjellë ndonjë medalje në Lojërat Olimpike të financuara nga Rusia. Përkundrazi, duhet të jenë të kënaqur nëse gjatë “garave” djalit të tyre (gjoja se përfaqësuesit të vendit) nuk i janë thyer unazat e boshtit kurrizor apo qafa. Harrojeni medaljen.
***
Janë të paaftë dhe të papërshtatshëm.
Një tragjedi dhe skandal i plotë, kombëtar. I gjithë aparati shtetëror shqiptar, në shtetin amë Shqipëri, Kosovë, FYROM (…) si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë kombëtar, ka rezultuar i paaftë, nën “udhëheqjen” e insekteve të kalbura.
Shqipëria, Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nën okupim, për momentin, kanë nevojë për një udhëheqje të fortë patriotike, si në disa ish blloqe lindore (Vishegrad). Jo domosdoshmërish e njëjta politikë, por që në çdo rast funksionon ekskluzivisht për shqiptarët. Trojet arbërore duhet të qeverisen nga njerëz të pafajshëm që duan më të mirën për Shqipërinë dhe jo nga njerëz që duan prosperitet për veten e tyre.
Detyrat e presidentit apo kryeministrit përfshijnë ruajtjen e Kushtetutës dhe mbrojtjen e çdo qytetari të vetëm. Asnjë shqiptar nuk mund ta rregullojë vendin i vetëm, madje as një president e kryeministër. Ai gjithashtu kërkon qytetarë të informuar dhe ndriçuar nga mendja.
***
Insektet e paafta, të pamoralshëm e të pakarakter, me mungesë të rregullave ligjore, me prejardhje të diskutueshme etnike, pa ndjenja kombëtare, servil të pushtuesve dhe dashakeqëve të huaj, të korruptuar e pa integritet, nuk mund ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit të cilin e “qeverisin” (sundojnë): Paprekshmërinë, tërësinë tokësore (të pandarë) që për asnjë çmim – asnjë milimetër i saj nuk guxon t`i dhurohet armikut të përjetshëm.
***
Assesi jo minishengeni në Shqipëri dhe asociacioni (republika serbe) në Dardani, edhe sikur ta kërkojnë 100 BE-ja. Ruani sovranitetin dhe integritetin e vendit si sytë e ballit. Lëshimet që i bëhen okupatorëve, nuk e çon Kosovën (dhe Shqipërinë) përpara, vetëm e mban pezull, i hap rrugë synimeve të reja.
Gjithçka është e përkohshme, edhe BE-ja pra, që sidomos për shkak të globalizimit është në rrugën më të mirë të shpërndahet, mos sot atëherë nesër, ndërkaq pas kësaj në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, përgjithmonë mbetet Serbia, Greqia, Rusia, pse jo edhe Bullgaria. Për këtë duhet të mbushemi me mend nga historia.
Përsëritja e përjetshme e një gabimi është si çdo ushtar që vritet; kështu edhe e vërteta duhet të jetë e përjetshme dhe gjithnjë e përsëritur në mijëra forma. Dhe, jo histori alternative, jo bajga të sajuara.
***
Përveç shtetit amë, edhe Kosova nuk është shtet ligjorë, sepse prej ditës së parë të pavarësisë, është e kapur nga klanet kriminale, ashtu që çdo marrëveshje e fshehtë me fqinjët pushtues, që është dëmshme për vendin, në një shtet ligjorë do të shpalleshe e pavlefshme, ndërsa fajtorët do t`u arrestoheshin menjëherë, të akuzuar për krime të rënda: Tradhti ndaj Vendit.
Për këtë çështje madhore aktuale, ku rrezikohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, duhet të angazhohen avokatët e mirëfilltë të vendit dhe të huaj, patjetër. Ndërkaq, mediat kombëtare (ato të pakta që i kemi) duhet të bashkëpunojnë midis tyre që të mos u japin asnjë terren propagandues kalemxhinjve gjysmë-analfabet dhe antikombëtar, edhe sikur të postonin 100 foto të vetat nën çdo shkarravinë që e qëndisin, sepse e çorientojnë dhe hutojnë opinionin i cili nuk di pastaj kujt t`i besoj. Media duhet të kthjellohet, zgjohet, informoj, paralajmëroj, alarmoj, drejtoj, sulmoj sa s`është bërë tepër vonë.
Mungesa e një shteti të mirëqenies intensifikon tensionet shoqërore dhe konfliktet. Për më tepër, jo-kultura e mediave dhe politika e individualizuar e bëjnë fokusin personal intensiv. Krijon një qëndrim: të “vrasësh” ose të “vritesh”, ku çdo grua dhe çdo burrë është për vete.
Media është bërë shumë e fragmentuar dhe njerëzit lexojnë ato gazeta-portale dhe ndjekin ato kanale televizive që u tregojnë atyre çfarë duan të dëgjojnë. Kjo çon në përforcimin e mendimeve dhe qëndrimeve, në të njëjtën kohë kur ato nuk diskutohen dhe nuancohen.
***
“Marrëveshjet” kanë qenë të paligjshme, prandaj zyrtarisht duhet të zhvlerësohen.
Zhvlerësojini si të pavlefshme (vdekjeprurëse për kombin dhe vendin) marrëveshjet e paligjshme, të nënshkruara qysh përpara shumë vitesh nga mburraveci modern i shtetit të ri, dhe sllavi i jugut kërma, pa njoftuar popullin se çka nënshkruhet: Paqetat e rënda të Ahtisaarit dhe Gjashtë pikë-çuditëset e Ban Kimunit, që duhet t`u rikthehen shpikësve, le t`i zbatojnë në vendet e veta. Dhe, asnjë kloun i huaj, qoftë ai edhe i autorizuar nga BE-ja jo korrekte, nuk mund të ndryshoj Kushtetutën e Kosovës shqiptare, në dobi të sivëllezërve të tij serb.
Në shtetet demokratike, edhe Gjykatësi përjashtohet nga gjykimi i ndonjë çështjeje për shkaqe afërsie me njërën nga palët.
Skualifikimi (pavlefshmëria), do të thotë që një person nuk mund të marrë një vendim në një çështje, ose të marrë pjesë në hetimin ose vlerësimin e tij, për shkak të lidhjes së tij me çështjen ose personat që mund të preken nga vendimi që do të merret. Shkelja e rregullave për paaftësinë, si rregull i përgjithshëm, do të çojë në rezultatin që vendimi përkatës, aktgjykimi ose vendimi bëhet i pavlefshëm.
***
PS: Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi shoqëror, e jo ai ideologjik sepse nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas rastit, simpatizoj me ato që në momentet e caktuara përpiqen për Kombin dhe Vendin.
Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura
Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Nga Elvi Sidheri Në përpjekje për ta treguar historinë me “fakte”, jo legjenda apo gojëdhëna, ky shkrim do të synojë të zbardhë përmes dëshmive të kohës, një të vërtetë historike të …
Nga Elvi Sidheri
Në përpjekje për ta treguar historinë me “fakte”, jo legjenda apo gojëdhëna, ky shkrim do të synojë të zbardhë përmes dëshmive të kohës, një të vërtetë historike të munguar, akoma të mjegullt apo thjesht edhe krejtësisht të panjohur gjer në ditët e sotme.
Për këtë qëllim do të përqendrohemi veçanërisht në një ngjarje me pasoja madhore në historinë e Korçës dhe Shqipërisë, vrasjen e Foti Kalpidis, mitropolitit antishqiptar të Korçës në vitin 1906, ngjarje për të cilën 114 vite thuren legjenda, duke iu shmangur përherë përcaktimit të saktë të autorëve të kësaj vepre patriotike, kundër një njeriu që përfaqësonte qëndrimin më të skajshëm armiqësor ndaj gjuhës shqipe (por edhe kulturës arumune) në rajonin e Korçës dhe trevat përreth, teksa prej kohësh autorësia e këtij akti i është taksur shumëkujt, përveç autorëve të saj të mirëfilltë…
E pra, sipas burimeve bullgare të kohës që unë kam hulumtuar me vëmendje ndër vite, dy vrasësit e vërtetë të Foti Kalpidis më datë 9 Shtator të vitit 1906 në fshatin Bradvicë të Devollit, janë saktësisht Apostol Kushkona dhe Athanas Nasto, të dy nga fshati Plasë i Korçës (ku Foti Kalpidis i shpëton një atentati në vitin 1905 sakaq), dhe kjo vrasje sipas të gjitha gjasave kryhet për llogari të patriotëve dhe çetave shqiptare me në krye Bajo Topullin, si hakmarrje për veprimtarinë e Kalpidisit kundër gjuhës shqipe, vrasjen e Papa Kristo Negovanit, dhe gjithashtu armiqësinë ndaj kulturës arumune.
Kjo është historia e kësaj ngjarje përmbledhtas, por nëse shikojmë pak më në thellësi, mund të japim edhe të dhëna të mëtejshme për kryerësit e kësaj vepre madhore patriotike, rrethanat e kohës, dhe jetën e tyre, duke synuar që të hedhim dritë jo vetëm mbi ngjarjen në fjalë, që paskëtaj do të linte gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare duke shenjuar veprimtaritë komito-patriotike shqiptare të fillimit të shekullit XX, por gjithashtu t’u japim nderimin e duhur edhe dy komitëve nga Plasa e Korçës, që patën kurajën dhe vendosmërinë për të bërë një akt të tillë, për të cilin flitet edhe në ditët e sotme, duke lënë në hijen e padenjë të harresës emrat e tyre krejt padrejtësisht.
Apostol Kuçkona, ose Kushkona, varësisht sipas interpretimeve të mbiemrit të tij, do të lindte në fshatin Plasë të Korçës dhe pas vrasjes së Foti Kalpidis, bashkë me njëfarë komiti me emrin Stavre nga fshati Vërbeni i Follorinës, do të arrestohen paskëtaj nga turqit në fshatin Smërdesh afër Kapshticës në shkurtin e vitit 1907, por do të lirohen pas amnistisë së shpallur nga Xhon Turqit një vit më tutje, në 1908.
Ndërsa personazhi i dytë i kësaj historie kaq gjatë të panjohur (mbase edhe të injoruar mirëfilli, me dashje apo rastësisht) për publikun e gjerë, ndërkohë që vrasja e Foti Kalpidis është shndërruar në sinonim të luftës patriotike për gjuhën dhe meshën shqipe në vitet e fundit përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është pikërisht Athanas Nasto.
Gjithashtu i lindur në fshatin Plasë të Korçës më 24 korrik të vitit 1879, Athanas Nasto do të arsimohet mes vendlindjes (me gjasë duke marrë mësime nga patrioti Papa Llambro Ballamaçi) Korçës, Beratit dhe Liceut Rumun të Manastirit, dhe më vonë, si plot korçarë të tjerë do të mërgojë në SHBA, nga ku kthehet në 1905 dhe përfshihet në lëvizjet e armatosura komite kundër andartëve.
Çeta e udhëhequr nga Athanas Nasto dhe Apostol Kuçkona do të luftojë kundër andartëve dhe turqve në zonën e Plasës, Dishnicës, Drenovës, Boboshticës, Pogradecit e Bilishtit, gjer në Ohër ndërkaq.
Nga të dhënat e kohës, nuk gjehet asnjë fakt që të dëshmojë se çeta e Athanas Nastos dhe Apostol Kuçkonës të ketë pasur ndonjëfarë mbështetje, qoftë nga shteti rumun, siç nuk do të kish qenë aspak e habitshme, për shkak të origjinës së tyre nga Plasa me rrënjë arumune, por gjithaq çeta e tyre nuk angazhohet në veprimtari të përbashkëta luftarake as me komitët bullgarë të VMORO.
Rrjedhimisht, kuptohet vetvetiu se këta dy komitë korçarë nga fshati Plasë, kanë luftuar për hir të idealeve kombëtare të përbashkëta mes arumunëve dhe shqiptarëve, njëlloj si patrioti Papa Llambro Ballamaçi, që do të masakrohej nga andartët e drejtuar nga kapiteni Vardas më 23 mars 1914 në Korçë, fajtor për ngulmin dhe pasionin e tij për t’u mësuar fëmijëve shqipen dhe vllahishten në shkollat e hapura prej tij.
Papa Llambro Ballamaçi, mik e bashkëpunëtor i ngushtë me Naim Frashërin, gjithashtu në vitin 1905, do ta dëbonte nën breshërinë e gurëve metropolitin Foti Kalpidis, dhe për këtë ngjarje Papa Llambro do të akuzohej dhe do të arrestohej nga autoritetet turke, për tentativë vrasje.
Veprimtaria e tyre patriotike vijon deri në vitin 1908, kur pas Revolucionit të Xhon Turqve, Athanas Nasto dhe çeta e tij e komitëve do të hyjë gjithashtu në Korçë.
Më vonë Athanas Nasto mërgon në Rumani në vitin 1916 ku do të bëhet pjesë e jetës politike dhe arrin të mbulojë edhe postin e shefit të policisë në Husi të Moldavisë.
Athanas Nasto ndërron jetë në vitin 1927, ndërsa vëllai i tij, Konstandin Nasto do ta vijojë jetën në Sent Luis të SHBA.
Për ta plotësuar këtë histori me faktin e fundit, përgjegjësinë për vrasjen e Papa Kristo Negovanit e bashkëndajnë mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangelis dhe kapedani andart me origjinë nga ishulli i Kretës, i quajtur Joanis Pulakas, i cili në krye të çetës së tij të përbërë nga thuajse njëqind andartë, më 12 Shkurt të vitit 1905 do të masakrojnë Papa Kristo Negovanin.
Nderim këtyre patriotëve dhe veprës së tyre!
Nga Skënder Sadri KAPITI Mëkatarja Europë dhe antishqiptarizmi, shovinizmi e genocidi sllavo-grek Jo vetëm historia shqiptare, por gjithë historia ballkanike dhe europiane duhet rishkruar. Historia serbe, greke dhe deri e gjithe …
Nga Skënder Sadri KAPITI
Mëkatarja Europë dhe antishqiptarizmi, shovinizmi e genocidi sllavo-grek
Jo vetëm historia shqiptare, por gjithë historia ballkanike dhe europiane duhet rishkruar. Historia serbe, greke dhe deri e gjithe historia europiane duhet rishikuar e shkruar sepse ato nuk janë histori të vërteta, por janë histori të shkruara si kanë dashur interesat europiane, greke, serbe e sllave.
Sidomos në lidhje me historinë shqiptare dhe të shqiptarëve janë bërë gënjeshtra, mashtrime, spekullime e deri edhe vjedhje dhe përvetsime të mëdha karshi historisë e trojeve shqiptare.
Tani, sidomos pas regjimit komunist shkenca dhe shkenctarët shqiptarë janë vënë në lëvizje dhe me punë e përkushtim të jashtëzakonshëm shkencor dhe akadamik po mundohen që të sjellin të vërtetat e mëdha të historisë së shkuar të shqiptarëve, si dhe të kultivojnë krenarinë e së shkuarës së shqiptarëve por që është shumë e vështirë që këto të kenë efekt te të huajt europianë të cilët janë po vetë ata që krijuan , mbështetën dhe ndërtuan Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë mbi trojet shqiptare, pasi trillimet dhe gënjeshtrat sllave e greke tashmë ia kanë arritur qëllimit që ata edhe e kanë mashtruar si edhe e kanë gënjyer edhe Europën.
Dhe si rezultat i gënjeshtrave por edhe të genocidit të ushtruar e të justifikuar me gënjeshtra dhe të pranuara nga europianët, ata ia kanë arritur që si fqinjë të shqiptarëve kanë pastruar dhe deshqiptarizuar mijra e dhjetra mijra kilometra katrorë troje shqiptare, kanë arritur që Ilirikun ta asimilojnë si në Veri, Jug dhe në Lindje.
Perveç njohjes , e çfarë rëndësie ka që të mburremi pse të parët tanë kanë nxjerrë perandorë, papë e shenjtorë, kryeministra e vezirë të cilët u kanë shërbyer Romës, Bizantit, Stambollit, Pavarësisë së Greqisë, Napolit, Venedikut apo edhe Vatikanit?!
Ilirët ishin më shumë si popull dhe si territor se sa Roma, mirëpo Roma i pushtoi, i persekutoi dhe i shperndau si skllever, dhe më pastaj dyndjet dhe ardhacakët sllavë, sllovene, boshnjakë ,kroatë , malazez, bullgar e serbë i sllavizuan dhe asimiluan ilirët dhe Ilirikun Verior dhe atë Lindor.
Ndërsa Bizanti i mirëpriti sllavet dhe madje u fali atyre tokat arbërore duke iu falur dhe dhuruar edhe alfabetin qirilik që ata të kultivonin fenë oretodokse , kulturën, traditat dhe gjuhët sllave, dhe ndërsa shqiptarët ata që shpëtuan asimilimit mbetën pa kishë, pa alfabet dhe pa gjuhë e kulturë të shkruar,pa mbretëri e pa dinasti por të shpërndarë e të përçarë në krahinizma duke i shërbyer herë latinit napolitian e venedikas, herë anzhuinëve dhe herë bizantinëve, e carëve serbë e bullgarë.
Dhe kështu e gjeti Ilirikun dhe shqiptarët edhe osmanllia e cila e sundoi Ballkanin për 500 vite. Europa nuk i mbrojti shqiptarët as nga Car Dushani, as nga bullgarët dhe as nga osmanllia, por shqiptarët mbetëm të vetëm dhe të braktisur gjithmonë nga Europa.
Por shumë më keq e pësuan shqiptarët në fund dhe pas rënies së Perandorisë osmane, ku egërsia barbare mesjetare sllavo-serbe u rikthye në formën më barbare e më genocidiale të paparë që prej kohrave të kryqzatave mesjetare.
Europa imperialisto-kolonialiste me trojet dhe me popullin shqiptar bëri pazare e tregti për interesat e veta kolonialiste dhe imperialiste. Ajo ndërmori luftën kundër dhe për asgjësimin e Perandorisë Osmane me qëllim për të krijuar shtetet satelite te saj si Greqinë, shtetet e mëdha sllave ortodokse: Serbin e Malin e Zi si dhe për t’ia rrëmbyer Turqisë vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme.
Në këtë aventurë imperialiste të Fuqive të Mëdha të Europës vetëm kombi shqiptar mbeti jo vetëm i braktisur dhe i pa mbështetur por u bë pre e interesave imperialiste perandorake të Rusisë sllave, të Britanisë, Francës dhe Italisë.
Europa vetëm kur e pa se tashmë kërcënimi i vinte nga Rusia atëhere ajo në tavolinë me shumë zor u detyrua për të formuar një shtet shqiptar vertikal për të mos lejuar daljen në Adriatrik të Serbisë, pasi pas saj ishin synimet imperialiste antieuropiane të Rusisë.
Edhe Italia nuk ishte më pak antishqiptare se sa sllavët dhe grekët, edhe ajo donte privilegjet romake, donte Shqipërinë perendimore dhe atë të mesme të Venedikut e të Napolit, dhe kju u duk në vitin 1915 në marrëveshgen e fshehtë të Londrës për coptimin edhe të Shqipërisë londineze.
Dhe pyesim se çfarë shpërblimi e mirënjohje morën shqiptarët prej Europës?!
Pse nuk ndërtuan perandori, as mbretëri e as dinasti, as Kishë dhe as alfabet ilirët dhe as arbërit por ndërtoi Roma e Bizanti, Car Dushani e car bullgari si më vonë edhe u ngrit Perandoria Osmane mbi Ballkan dhe mbi trojet iliri-dardano-shqiptare te tij?!
Shkenctarë dhe studiues, shkrimtarë e opinionistë shqiptarë disa prej të cilëve po i përmënd si: Aristidh Kola, Eshref Ymeri, Bedri Tahiri, Vilhelme Haxhiraj, Rrustem Berisha, Aurel Dasareti, Pirro Prifti, Eleni Kocaqi,Fahri Xharra, Fahri Dahri, Resmi Osmani, Xhevahir Cirongu,Elvi Sidheri, Marin Mema etj., me punë e përkushtim të madh intelektual, patriotik e kombëtar po nxjerrin në dritë dëshmi për historinë kombëtare shqiptare, për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe trojeve të tyre, për autoktoninë dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare të Iliriko-Ballkanit, si dhe po argumentojnë e vertetojnë me fakte pikerisht ato që kanë thënë në studimet e tyre edhe albanologë e shkencëtarë europianë, dhe kjo do të thotë se Europa dhe europianët e kanë ditur gjithmonë se shqiptarët janë populli më i vjetër.
Dhe a mos vallë tani Europa mos do të korigjojë atë padrejtësi që vetë ajo u ka bërë shqiptarëve sado që tashmë disa studiues të mirëfilltë dhe patriotë të vërtetë shqiptarë po e vënë Europën para përgjegjsisë për padrejtësitë e saj në të shkuarën.
Dhe pyesim se çfarë do të mundet, dhe a do të dëshironte Europa që të kompensojë shqiptarët për padrejtësitë që ajo u ka bërë atyre në të shkuarën?!
A nuk e shohim se si edhe sot Europa i mban shqiptarët padrejtësisht jashtë BE-së, dhe më shumë përkrahë edhe ata të cilët janë shumë pak ose aspak proeuropianë dhe jo shqiptarët që janë populli më pro europian në Ballkan?!
Është për t’u përshendetur puna me vlera të jashtëzakonshme dhe me rëndësi kombëtare, intelektuale, akademike dhe shkencore e studiuesve shqiptarë të cilët po sfidojnë idetë, platformt, gënjeshtrat dhe falsifikimet e akademive antishqiptare dhe shoviniste të Serbisë dhe të Greqisë dhe jo vetëm të tyre, por që këta shqiptarë letrarë e shkencorë të mëdhenj, fatkeqësisht dhe mjerisht ata as nuk mbështeten dhe as nuk financohen nga shteti shqiptar dhe që as nuk i përmendin madje as emrin Akademia (Injorante) e Shkencave e Shqipërisë dhe Kosovës.
A nuk është racizëm i Europës fakti se Shqipëria dhe Kosova nuk janë pranuar antarë të BE-së akoma, dhe jo vetëm kjo, por Shqipërisë nuk i hapen negociatat, dhe shqiptarët e Kosovës janë i vetmi popull europian që nuk i janë liberalizuar vizat dhe nuk lëvizin lirshëm nëpër Europë. Prandaj Europë, je mëkatare dhe u ke borxhe të mëdha shqiptarëve.
Po e mbyll shkrimin me këto vargje të Fishtës së madh:
Uh! Europë, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me dá token e Shqypnís
Per me mbajtë klysht e Rusís?
Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra qi m’ kto brigje
Per tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Three parliamentarians in Albania were fined by police on Friday for not wearing face masks in public. Wearing masks in public places is mandatory under the country’s COVID-19 measures and carries …
Three parliamentarians in Albania were fined by police on Friday for not wearing face masks in public.
Wearing masks in public places is mandatory under the country’s COVID-19 measures and carries an initial fine of 3,000 Albanian lek ($28), which can go up to 5,000 Albanian lek ($47) for a repeat offense.
A video of police officers confronting legislators Florenc Spaho, Alban Zeneli, and Kujtim Gjuzi outside the parliament building in the capital Tirana was widely shared on social media.
It shows the lawmakers trying to hurriedly put on their masks as they see the approaching cops.
The gesture, though, proved to be too little, too late as they were handed down fines by the officers.
Albania has ramped up efforts to curb the spread of the coronavirus as its case count is now over 16,200, including 439 deaths.