‘Lajme

Kosova anashkalohet në ndarjen e ambasadave të Ish-RSFJ

Maqedonia sipas marrëveshjes, në fazën e parë nga ndarja ka fituar ambasadën në Kanbera të Australisë si dhe konsullatën në Athinë. Në këtë ndarje të pasurisë, Kosova është anashkaluar, pasi që ajo ishte pjesë autonome konstituive e federatës, mirëpo sipas kushtetutës ishte në kuadër të Serbisë.

Agjenda evropiane gjithnjë e më e qartë

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi vizitën e tij në Bruksel, posaçërisht takimin me baroneshën Catherine Ashton e ka vlerësuar si të një rëndësie të veçantë, pasi sipas tij agjenda evropiane për Republikën e Kosovës gjithnjë e më tepër po bëhet më e qartë, në veçanti sa i përket liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe marrëdhënieve […]

1 vit me Ju…

Gjatësia e kohës nuk matet me ditët, javët, muajt e vitet që kalojnë, por ajo matet nëpërmjet veprave që lëmë pas vetes, nëpërmjet gjurmëve që identifikojnë portretin tonë individual dhe atë grupor.

Ina Rama: Ligji antimafia, i vështirë por ia dolëm

“Tranzicioni i Shqipërisë për në demokraci nuk ka qenë i lehtë. Nga rrënojat e një regjimi që pak i respektonte të drejtat e njeriut dhe ku ligjet aplikoheshin në mënyrë selektive sipas tekave politike, institucione të reja u deshën të krijoheshin, të cilat duhet t`i përgjigjeshin aspiratave demokratike të vendit”.

“Kosova e Re” nis më 2013

Punimet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pritet të fillojnë në vitin 2013, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverise. Sipas tyre, për ndërtimin e këtij projekti, në garë gjenden katër konsorciume ndërkombëtare. Por, ekspertë të energjetikës, dyshojnë në kualitetin e kompanive të para – kualifikuar, madje i rekomandojnë ekzekutivit që të përsëritin tenderin për […]

Kosovë, Serbi: U arritën tri marrëveshje

Përfundoi të shtunën raundi i pestë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Siç njoftohet nga Bashkimi Evropian, është arritur më në fund pajtim për çështje si: liria e lëvizjes, regjistri civil dhe njohja e ndërsjellë e diplomave.