Maqedoni

Struga shtrenjton çmimet

Me fillimin e sezonit turistit, pronarët e lokaleve dhe bareve kanë rritur çmimet e shërbimeve. Bëhet fjalë për shtrenjtime që shkojnë nga 30 deri 50 për qind, praktikë e cila po ndiqet për disa vite rresht.

Me apel të përbashkët për integrim

Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vlera evropiane dhe vizion identik për ardhmërinë. Prioritet i lartë për katër vendet është integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa realizimi i këtyre qëllimeve strategjike është i mundur vetëm me bashkëpunim intensiv bilateral, por edhe më e rëndësishme, me bashkëpunim rajonal.

Vonohet qeveria e re

Ndonëse të gjitha paralajmërimet ishin se mandatari Nikolla Gruevski nuk do të pres afatin e fundit për të formuar qeverinë e re, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE ende nuk i kanë përfunduar bisedimet.

Në Shkup bastardohet gjuha shqipe

Vazhdon bastardimi i gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore dhe publike në Shkup. Kësaj here përgjegjësit e kopshtit zoologjik në kryeqytet, në mbishkrimin në gjuhën shqipe kanë shënuar “KAPSHTI ZOOLOGJIC’ në vend të “KOPSHTI ZOOLOGJIK’.

Strategji e heshtur për imponimin e maqedonishtes

Mësimi i gjuhës maqedonase më herët sesa që është paraparë në plan programin mësimor nuk u realizua deri më tani, por nuk anashkalohet mundësia që sërish të ketë përpjekje që të binden prindërit se kjo gjë është e nevojshme për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tyre.