Maqedoni

Dëshmi e gjallë për shqiptarët ortodoks të Rekës

Branko Manojlovski, shtatëdhjetëvjeçari nga fshati Kiçinicë i Rekës së Epërme të Gostivarit, i cili publikisht pranoi origjinën e të parëve duke pohuar se vazhdimisht është ndier dhe ndihet shqiptar, edhe pse zyrtarisht është evidentuar në dokumente si maqedonas, ka vendosur që të përshkon rrjedhën e lumit Vardar nga burimi në fshtatin Vërtok e deri në […]

Ahmeti: Të drejtat tona i fituam me gjak

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish drejtuesi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti gjatë një tubimi përkujtimor në fshatin Sllatinë të Tetovës për dëshmorët e vitit 2001, tha se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të shkelen nga askush pasi të njëjtat janë fituar me gjak.

Kur ulet dhe ngrihet shqiponja

Në ato komuna ku më shumë se 50 për qind e popullsisë janë shqiptarë, simboli i tyre nacional do të vendoset së bashku me atë shtetëror në objektet me karakter publik dhe lokal, madje vetëqeverisja lokale do të vendosë se kur do të përdoret flamuri i bashkësisë në jetën publike dhe zyrtare. Me këto ndryshime […]

Kalaja e Shkupit s’i mban dot muzetë e Paskos

Ideja e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për të ndërtuar tre muze në Kalanë e Shkupit, bie ndesh me ligjet vendore dhe ndërkombëtare të arkeologjisë. Sipas Ligjit, është e ndaluar që të ndërtohet çfarëdolloj objekti jo vetëm mbi lokalitetet arkeologjike, por në një largësi prej 2 kilometrave nga lokaliteti arkeologjik nuk lejohet asnjë lloj […]

Dhuna vjen nga varfëria

Tre shoqata të grave nga Kërçova të cilat merren me emancipimin e femrës shqiptare, njëkohësisht edhe me problemet dhe luftën kundër dhunës në familje, janë mbledhur bashkë për të diskutuar për rolin e femrës në shoqëri dhe dhunën në familje.