Kosovë

Thaçi: Nuk trembem nga Wikileaks

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i shqetësuar nga publikimi i raportit të “Wikileaksit”, i cili para pak ditësh e zbuloi faktin se ai u kishte thënë diplomatëve amerikanë që “i frikësohet ndikimit të Sali Berishës në Kosovë”.

BE i jep Kosovës 203 milionë euro

15.5 miliardë euro është shuma totale që Komisioni Evropian ka ndarë për mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Islandën. Për periudhën 2011 – 2013, Kosova do të përfitojë 203 milionë euro. Turqia prin në listën e atyre që përfitojnë më së shumti me 2.5 miliardë euro. Shqipëria do të marrë 257 milionë euro, Serbia […]

Vazhdojnë çarjet në LDK

Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu kanë vazhduar përplasjet për zhvillimet në LDK. Sejdiu e quan të padrejtë përsëritjen e zgjedhjeve në Degën e Gjakovës. Nga disa delegatë të Këshillit të Përgjithshëm, Mustafa u akuzua për ngulfatje të reformave dhe për vendime si në kohën e komunizmit. U përmendën edhe ekspertët në thonjëza të partisë.

Soros i interesuar për minierat në Kosovë

Biznesmeni i  njohur botëror, Xhorxh Soros ka shprehur interes për minierat e Kosovës, shkruan gazeta ”The Wall Street Journal”.  Sipas gazetës, filantropi miliarder Soros në bashkëpunim me milionerin shqiptar Sahit Muja, që jeton në Nju Jork, dëshirojnë që të marin rezervat e qymyrit në Kosovë, që kanë një vlerë prej mbi 300 miliardë euro.

WikiLeaks: Thaçi, frikë nga Sali Berisha

Vizita dhe ndikimi politik i Sali Berishës në Kosovës e kishin brengosur kryeminstrin Hashim Thaçi, verën e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Në një bisedë private me zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Thaçi ishte shprehur i brengosur nga përzierja e politikës së Shqipërisë në Kosovë, që sipas tij po […]

Presidenca pa qëndrim për marrëveshjet e Qeverisë me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për dallim nga dy krerët e tjerë institucionalë, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi, vazhdon të mos ketë qëndrim për konkluzionet e marrëveshjeve të para mes ekipit dialogues të Kosovës dhe atij të Serbisë, të cilat i ka nxjerrë ndërmjetësi i BE-së, Rober Cooper, më 2 korrik, shkruan sot gazeta Koha […]