Kosovë

Doganierët shqiptarë në dy pikat kufitare

Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, pas deklaratës së parë ku ai nuk mundi të konfirmonte se kush është vendosur në pikat 1 dhe 31, tani ka konfirmuar prezencën e doganierëve e policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri. “Zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë, janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm […]

BE: Kosova është një njësi doganore

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë në Bruksel se EULEX-i ka filluar ta zbatojë marrëveshjen e arritur në dialogun Prishtinë-Beograd, për vulat doganore Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se punët në kalimet në Bërnjak dhe Jarinje i kryejnë doganierët e EULEX-it dhe të Kosovës.

Veriu në tension

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, vetëm pak orë para nisjes së operacionit të qeverisë së Kosovës, për të marrë kontrollin e dy pikave kufitare.

Fletarreste për 6 vrasësit e Enver Zymberit

Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Në lidhje me këtë rast është intervistuar edhe një shqiptar i cili dyshohet se ka blerë makinat të cilat janë përdorur nga serbët për të qëlluar […]

Ura bllokohet me rërë

Ura kryesore në Mitrovicë është bllokuar nga serbët. Sipas një lajmi që portali B92 e editoj pak para mesnatës, në mes të urës është zbarkuar një kamion me sasi të madhe të rërës.