Zgjedhje të parakohshme? Meta i përgjigjet Blushit

Pas akuzave të deputetit të LIBRA, Ben Blushi në Kuvend, ka reaguar vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Ai tha se si kërkesa për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, ashtu edhe mosnxjerrja e kandidatëve për President bëhet për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën.

“Unë nuk marr përsipër të interpretoj çështjet e procedurave, pasi mund të shprehet Kolegji dhe KQZ.

Dëshira dhe vullneti ka qenë për të tentuar një krizë shumë më të madhe sesa ajo proceduriale, për ti dhënë një mundësi PD-së dhe partive të tjera që të përfshihen në garën e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Edhe për çështjen e Presidentit qëllimi nuk ka qenë për të dështuar raundet. Mosparaqitja e kandidatëve ka qenë për ti dhënë një mundësi dialogut me opozitën.

Është në interes të vendit që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, -u shpreh Meta

You must be logged in to post a comment Login