Shametaj: këshilltarët e majtë po mbajnë peng interesat qytetare

Të nderuar qytetare të Bashkisë Selenicë!
Ju bëj me dije se më dt.12.04.2017 do të zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të vitit 2017 për Bashkinë Selenicë.
Për të disajtën herë që nga dhjetori I vitit të shkuar mbahet peng miratimi I paketës buxhetore që I hap dritën jeshile zhvillimit të mëtejshëm të kësaj zone nga individët që janë zgjedhur nga qytetarët për të qënë përfaqësues të interesit publik por që me dashje janë konvertuar në partizanë të interesit vetjak dhe partiak!
Bojkoti dhe prishja e mbledhjes së tretë në krye të katër muajve nga këshilltarët e partisë Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim është një shfaqje e shëmtuar në sytë e njerëzve që I kanë votëbesuar këta persona për t’a përdorur forcën e kartonit në funksion të zgjidhjes së problematikave që shqetësojnë përditshmërinë e tyre dhe në dobi të komunitetit.
Për mendimin tim do t’a quaja një teatër me shfaqje të dështuara me aktorë të ngelur në klasë,realisht këta individë nuk e meritojnë aspak pushtetin e këshilltarit që u’a ka ngarkuar populli,por përkufizimin e ushtarëve të bindur të linjës së partisë,që në funksion të urdhërave me regjisurën e shefave nga Tirana,hedhin poshtë interesin publik duke pasur si prioritet atë elektoral.
Unë si Përparim dhe si person I zgjedhur për të qënë kryeshërbetori I Bashkisë Selenicë,që në ditën e parë të marrjes së çelësave të Bashkisë ,nuk e kam përdorur përgjegjësinë e pushtetit të ngarkuar nga vota,për interesa dhe qëllime elektorale në shërbim të flamurit partiak,por I kam hapur derën ç’dokujt që ka denjuar të vijë dhe të shprehi problemin dhe për t’ju ofruar zgjidhje,duke mos I ndarë në të majtë dhe të djathtë,por njerëz që kemi detyrimin moral dhe ligjor t’u përgjigjemi dhe t’u shërbejmë.
Kjo që po ju parashtroj nuk është një retorikë boshe politike por e faktuar qartë në investimet e kryera dhe në ato që sapo kanë nisur ku mund t’ju paraqes ndërhyrjet që ka bërë Bashkia në infrastrukture rrugore me rehabilitimin e rrugëve dhe kanalizime në fshatin Kotë,dhe jo vetëm,po ashtu po ju përmend dhe nisjen e punimeve për qendrën e re të fshatit Brataj,të dyja këto zona te ashtuquajtura ‘’bastione të së majtës’’
Në paketën buxhetore të këtij viti janë gati disa projekte serioze në infrastrukturën arsimore,që perkojnë me ndërhyrjen për rikonstruksionin e kopshteve dhe shkollave që vogëlushët dhe nxënësit të kenë kushtet më optimale të studimit.
Po ashtu kemi gati projektet për rehabilitim të disa rrugeve në Njësitë Administrative që kemi në juridiksion dhe kanalet kulluese dhe vaditëse që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të fermerëve.
Në këtë projekt buxhet kemi parashikuar dhe akordimin e 20 bursave shkollore për studentët,si ata në pamundësi ekonomike dhe ata në kushte të veçanta shëndetësore.Po ashtu ndihmat ekonomike që shkojnë për shtresat vunerabël vazhdojnë te ngelen peng I bllokimit të paarsyeshëm dhe vendin e zgjidhjes në dobi të zhvillimit e ka zënë argumenti shterpë.
Nëpërmjet dëgjesave publike që kemi zhvilluar me banorë te zonave të ndryshme te Bashkisë Selenicë kemi hartuar projekte gjithëpërfshirëse dhe një shpërndarje të drejtë të investimeve.
I zhveshur nga kostumi I politikanit kam thirrur në takime dhe kryetarët e grupeve të këshilltarëve për t’I dhënë fund kësaj loje elektorale që vështirëson pozitat e komunitetit dhe për t’I hapur rruge miratimit të menjëhershëm të paketës buxhetore,por ‘’vullneti’’ i eprorëve nuk i lejon në ushtrimin e funksionit publik.
Edhe një herë u bej thirrje publike të gjithë këshilltarëve të majtë të shkëputen nga urdhëri partiak dhe të kalojmë paketën buxhetore sepse interesi I eprorëve tuaj dhe privilegjet tuaja personale nuk mund të prevalojne kurrsesi mbi të mirën e përbashkët të 37.000 banorëve të Bashkisë Selenicë për të cilët kemi marre votëbesimin t’ju përgjigjemi me ndershmëri dhe konform kuadrit ligjor ç’do ditë të mandatit.
I juaji, Përparimi!

Shkruan ne facebook kryetari i Bashkisë Z. Perparim Shametaj

You must be logged in to post a comment Login