Monumentet madhështore iliro-pellazge të pahulumtuara

Këtu po sjellim foto dhe një shkrim përcjellës që i shoqëron ato nga një faqe interneti. Duam të sqarojmë se përkundër faktit që shihen në foto, dhe informacionit se aty mund të jetë varrosur edhe mbreti Ilir Kliti, nuk jepen informacione të tjera, jo në këtë faqe, por as në studimet ilirologjike. Madje këto varre monumentale nuk jepen as me një foto të vetme, në librat shkollor dhe të fakulteteve, dhe as që bëhet fjaë të jenë pjesë e sajteve për vizitorë, të guidave të turizmit kulturor.

Të gjithë kënaqen duke theksuar se janë varreza ilir, dhe duke e vrarë kulturën dhe trashëgiminë tonë shumë më të lashtë, duke e izoluar si kulturë jo më larg se shekujt 4-5 para erës së re, sepse çdo shtyrje për një shekull, e sidomos para shekullit 6,7,8 nuk vjen në shprehje të ndodhë, as nga historianët dhe as nga arkeologët, e linjës zyrtare, të të dyja shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Pra, një nënshtrim total në emër të historicizmit eurocentrist, dhe helenocentrist!

Më tej shkrimi dhe fotot për këtë monument të jashtëzakonshëm kulture, të panjohur thuja fare për shqiptarët. SHQIPTARI.eu

Pogradeci dhe zona afër tij, kanë qenë vendbanime të rëndësishme në lashtësi. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjes së Krishtit (BC).
Gjurmë të kësaj lashtësie gjenden afër Buqezës, ku ndodhen disa palafite prehistorike të ndërtuara mbi sipërfaqen e ujit.
Varret monumentale të Selcës së Sipërme dhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin për një rajon tepër të zhvilluar në lashtësi. Këtu ka jetuar dhe është varrosur edhe mbreti ilir Klit.
Sipas burimeve të antikitetit, kjo zonë ka qenë e banuar nga Fiset Ilire të Enkelejve dhe Desareteve.
Në këtë rajon në fund të shekullit V (BC), u formua një shtet i fuqishëm Ilir, me vendbanime dhe kështjella rrotull Liqenit të Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj.
Këto qendra kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lufterat Iliro-Maqedonase dhe Iliro Romake.
Nëpër këtë zonë kalonte në antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romen me Kostandinopojen.

Në kodër, sipër qytetit ndodhet vendi i quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qenë e banuar që në shekullin V para Krishtit (BC). Ka qenë e banuar deri në shekullin X , kohë pas të cilës banorët zbritën më afër Liqenit, të cilin Romakët e quajtën Lyhnidos, që do të thotë Liqeni i Dritës.

You must be logged in to post a comment Login