Marrëveshje shtetërore për të ulur euron

Tre institucionet më të larta financiare në vend kanë rënë dakord të angazhohen në treg për të ulur përdorimin e euros. Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë nënshkruar memorandumin e përbashkët pas Mbledhjes se Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar.

Nisma e lançuar që në fillim të vitit nga Banka e Shqipërisë, parashikon të ulë përdorimin e euros, duke nxitur aktorët në treg, përfshirë edhe insitucionet publike të bëjnë më shumë transaksione në monedhën kombëtare.

Nga ana e saj, ministria e Financave ka marrë përsipër të sigurojë qëndrueshmërine e borxhit dhe të nxise huamarrjen publike në lekë. Banka e Shqipërisë nga ana tjetër, për një efekt më të lartë të uljes së normës bazë të interesit, me politikën e saj pritet të nxise rritjen e shkallës së përdorimit të lekut në Banka.

Ekspertë të ekonomisë të pyetur më parë nga ABC News, kanë shfaqur qëndrime të ndryshme lidhur me këtë masë. Marrëveshja arrin pas një viti të dobësimit të lekut ndaj euros. Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka theksuar vazhdimisht se ka një ofertë të shtuar të euros në treg, e cila si efekt të parë negativ pati dobësimin e eksporteve.

You must be logged in to post a comment Login