Zbulohet misteri që fshihet pas fotove të Elvana Gjatës

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po bën përpjekjet e saj shumë të mëdha për t’u futur në tregun ndërkombëtar.

497b8174cf0b9b83a2f81e05ece0c9d3

Këngëtarja përmes fotove të ndryshme në Instagram, ka treguar copëza nga projektet që pritet të sjellë për publikun jo vetëm shqiptar.

Elvana në këtë projekt të ri që po realizon po bashkëpunon me fotografen e njohur Sasha Samsonkva.

5eab8bbfaa3e13eaa4539d50cd20daf9

Por për çfarë i ka të gjitha këto përgatitje Elvana?

Misterin e ka zbuluar një nga bashkëpunëtoret e Elvanës në këtë projekt, artistja e grimit Kathy Jeung, e cila ka ripostuar në Instagramin e saj foton e Elvanës dhe nën të shkruan atë të cilën të gjithë po prisnim.

f0353b7b59055aa919159d440c878b05

Elvana po përgatit albumin e saj të parë në anglisht. Epo u zbulua edhe ky mister se çfarë po kurdis Elvana Gjata…/class

You must be logged in to post a comment Login