Armando Duka s’fitoi në UEFA, ja emaili denigrues që dogji kandidaturën e tij

Është zbuluar emaili i cili fundosi presidentin e Federatës Kombëtare Shqiptare Armando Duka në garën e tij në UEFA. Një individ apo grup i paidentifikuar nga Shqipëria ka bërë anti-fushatë për presidentin e FSHF­-së, Armand Duka, duke u kërkuar Federatave europiane që të mos e zgjidhnin në Komitetin Ekzekutiv të UEFA­s. Opinion.al siguron shkresën e UEFA-s, ku thuhet se në fundin e muajit mars, në adresat e të gjithë Federatave europiane është dërguar një e­mail me akuza të ashpra kundër Dukës, për sa u përket manipulimeve të ndeshjeve, tolerimeve apo edhe ndikimit politik. Më poshtë po ju mundësojmë përmbajtjen e plotë të emailit të ardhur nga UEFA.

Të nderuar Zotërinj.

Përzemërsisht ju lutemi të lexoni këtë porosi. Është me rëndësi të madhe për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe evropian dhe me rëndësi të veçantë po ashtu edhe për Komitetet etike të UEFA­-s dhe FIFA­-s. Para disa javëve keni filluar fushatën zgjedhore për UEFA ExCom. Mësuam se në mesin e kandidatëve për pozitë në ExCom., gjendet edhe kryetari i Federatës shqiptare, Armand Duka.

Para disa muajve UEFA përjashtoi nga garat klubin shqiptar KS Skënderbeu. Klubi u ankua në Gjykatën për Arbitrazh Sportiv (CAS) pak pasi iu bë ndalesa, por humbi. CAS pranoi vendimin e UEFA­-s, që ishte i bazuar pjesërisht në motive të parregullta bastesh.

Bazuar në raportin që UEFA ia prezantoi CAS-­it, së paku 51 ndeshje ku kanë luajtur klube shqiptare janë manipuluar për qëllime bastesh. Dhe 41 prej atyre 51 ndeshjeve janë luajtur në Ligën e parë shqiptare!

Sa për informimin tuajin, në Shqipëri të gjitha garat organizohen dhe varen nga federata. Nuk ka pasur reagime nga Federata Shqiptare edhe pse gjithçka ka ndodhur para syve të saj!!! Emri i presidentit të Federatës shqiptare vërehet në raportet investigative dhe në këtë raport shumë mirë është sqaruar relacioni i Dukës me këtë klub dhe presidentin e tij.

(Report KS Skenderbeu Korce/ September 2015 – see Page 8 & 9 – Senior Figures at Skenderbeu).

Duka në mënyrë të drejtpërdrejtë është i përfshirë në këtë klub që është përjashtuar, por çuditërisht ai nuk është sanksionuar!!!) Problem serioz paraqet fakti se 51 ndeshjet janë pak… ka shumë, shumë më tepër ndeshje të manipuluara për qëllime bastesh!

Është futbolli më i korruptuar në Evropë. Çdo javë, pa përjashtim ka ndeshje të manipuluara? Të gjithë në Shqipëri e dinë se ka një bos të të gjitha manipulimeve, në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.

Gjatë kësaj vere, Shqipëria mori pjesë në Euro 2016. U kualifikuan duke fituar ndeshjen e fundit në Armeni 0­-3 në një ndeshje mjaft të dobët të armenëve, të cilët disa javë më herët luajtën një ndeshje të shkëlqyer me Danimarkën!!! Çfarë ndodhi me armenët??? …Lexojeni deklaratën e presidentit të Federatës Armene të Futbollit dhënë në World Soccer – 26 Nëntor, 2015.

Duke folur për mediumet në Armeni, Hayrapetyan deklaroi se ai gjithashtu beson që “gjatë ndeshjes ka ndodhur tradhti” “Lojtarët e kombëtares sonë thjesht dukeshin sikur nuk dëshironin të luanin. Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, kishte një tradhti gjatë saj. Madje edhe nëse trajneri më i mirë do të udhëhiqte ekipin tonë gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, rezultati do të ishte njësoj”. Prapë se prapë nuk pati hetime!!! (Ekzistojnë dëshmi të shumta por nuk ka vullnet dhe dëshirë për investigime nga ana e autoriteteve)

“Zero tolerancë për kurdisjen e ndeshjeve”, deklaroi kryetari i UEFA-­s para disa ditëve!!

Në këto 15 vite të Presidencës ka ngritur një rrjet mafioz me një grup presidentësh të Superligës që manipulojnë garat në Shqipëri dhe në UEFA.

Pothuaj çdo javë ka ndeshje të manipuluara. Edhe raportet e tij të mira me politikanët dhe korrupsioni i lartë i drejtësisë në vend e bëjnë punën e tij më të thjeshtë.

Dhe nuk është nevoja e UEFA-S dhe FIFA-S për të pritur informacionet tona kur mund të shikohet reagimi i tifozëve, disa prej klubeve dhe shtypit shqiptar. Edhe pse ai përpiqet të kontrollojë makinën e shtypit janë gazetarët që guxojnë të denoncojnë edhe pse nuk është e lehtë në një vend si Shqipëria. Duke folur në Konventën Ndërkomëbëtare të Sportit në Gjenevë, një përfaqësues I UEFA-S deklaroi se ka bërë disa udhëtime në Shqipëri, por vitin e kaluar ”u bindëm që kishin harxhuar shumë kohë dhe para”

“Ka qenë shumë e vështirë për të bashkëpunuar me autoritetet lokale”, ka shtuar përfaqësuesi i UEFA-s.

Gjatë udhëtimeve të tij me charter, bussines class, makina luksi dhe hotele për fushatën e tij nuk pagoi shpenzimet e vartësve për muajin Janar!!

A mundet dikush ta imagjinojë një situatë të tillë në Europë? Ky është skandal!

Ky është kandidati ynë për Excom? “Turp”! “Turp”!

Akti i fundit i turpshëm është presioni që ushtron në përballje me vartësit dhe trajnerët për të ndihmuar në fushatën e vëllait të tij që është kandidat për në parlamentin shqiptar.

Vartësit në Federatë janë të terrorizuar sepse nëse flasin publikisht mund të hidhen në rrugë,

Ai i kontrollon nga zyra e tij private në Federatë me një  sistem telekamerash të lidhura me zyrat e Federatës. Turp! Turp!

Aksionet e tij janë totalisht në kundërshtim me postin. Ku janë UEFA dhe Komisioni i Etikës në FIFA? Janë vetëm për emrat mëdhenj?

Përse UEFA lejon presidentin e një federate të jetë kandidat i Komitetit Ekzekutiv kur një nga klubet e saj është përjashtuar nga kompeticionet e UEFA-s për fiksim të 41 ndeshjeve në kampionat që i përkasin federatës që ai drejton.

Si mund të jetë kandidati shqiptar për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s edhe “pronari” i futbollit shqiptar.

Ai është një kriminel! Dhe ky është një turp! TURP!

Emaili i plotë ardhur mediave

ema1

ema2

You must be logged in to post a comment Login