Shënohet Dita e dëshmoreve të Prishtinës

Sot shënohet Dita e dëshmoreve të Komunës së Prishtinës.

Për shënimin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët.

Përveç homazheve, gjatë ditës do të ketë edhe një aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut, po ashtu organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët.

You must be logged in to post a comment Login