Në filmin ‘Fast dhe Furious 8’ nuk luajnë dy, por tre aktorë shqiptarë (Foto)

Data e 13 prillit mund të mos ishte një numër me fat për shumicën e atyre që besojnë në besëtytni, ndërsa për aktorët e “Fast and Furious” duket të jetë një datë suksesi.

Ditë më parë është dhënë premiera botërore e “The Fate of the Furious”, e cila erdhi edhe si premierë në kinemanë Cineplexx.

Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.

Ajo që e bën të veçantë për shqiptarët është se në film shfaqen tre aktorë shqiptarë.

Erigerta Deda ka luajtur edhe në filmin Lux in Tenebris

Erigerta Deda nuk është e panjohur për producentët hollivudian, e cila luan rolin e një kalimtareje.

Erand Hoxha është një aktor tjetër që luan në këtë film, ku interpreton rolin e një turisti.

Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login