A i ka pranuar Luana Vjollca dhuratat dhe lulet nga fansi që e përndiqte, ja çfarë thotë ajo

Një nga deklaratat e avokatit të fansit që ka përndjekur Luana Vjollcën për më shumë shumë se një vit është shprehur se klienti i tij ka marrë sinjale nga moderatorja.

Këto sinjale ai i ka marr për shkak se moderatorja i ka pranuar dhuratat që i bënte. Megjithatë në reagimin e saj për Gazeta Express, Luana ka mohuar kategorikisht që ti ketë marrë ato dhuarata.

Menaxheri i saj ka theksuar për se diçka e tillë nuk ka ndodhur: “Nuk është marr e as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përveç shqetësime e përndjekje me muaj të tërë.

Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjesë e po mundohet të shtrembërohet e vërteta,”-përfundon prononcimi i tij.

Vetëm pak ditë më parë Besmir Lila, fansi i Luanës është përleshur me mikun e saj Krenar Çoçaj në Tiranë për shkak të përndjekjes sistematike që i bënte moderatores.

A i ka pranuar Luana Vjollca dhuratat dhe lulet nga fansi që e përndiqte, ja çfarë thotë ajo

You must be logged in to post a comment Login