Linda Halimi ndez skenën, ja si e priti publiku performancën e saj në Spanjë

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Linda Halimi ka shkëlqyer në performancën e mbajtur në Spanjë.

Ajo ka interpretuar këngën e saj “World” me të cilën përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Linda Halimi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar publikun e kryeqytetit spanjoll për atmosferën e krijuar.

“E kam dhënë maksimumin që të mos emocionohem, por Madridi ka pasion dhe ndjeva çdo brohoritje atje. Faleminderit Madrid, nuk më pritet të kthehem”, është shprehur ajo.

You must be logged in to post a comment Login