Në pritje të luftës, asnjë avion nuk fluturon mbi Korenë e Veriut

Ndërkohë që në gadishullin korean pritet të shpërthejë një konflikt i armatosur mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, të gjitha kompanitë ajrore kanë ndryshuar itinearin e fluturimeve të tyre duke shmangur hapësirën ajrore të shtetit komunist.

Nga hartat e fluturimeve ajrore, të cilat tregojnë pozicionimin e saktë në kohë reale të avionëve që janë në fluturim në të gjithë botën duket qartë se si asnjë avion civil nuk fluturon mbi Korënë e Veriut, përcjell Albeu.com.

Tensioni është i lartë në rajon edhe pas paradës ushtarake të Koresë së Veriut me rastin e ditëlindjes së themeluesit të regjimit komunist, gjatë së cilës diktatori Kim Jong Un kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës së do t’i godisnin me armë bërthamore.

You must be logged in to post a comment Login