Shqiptari që këndon më mirë këngën tradicionale zvicerane, në fund këndon edhe Hajredin Pashën

Në kanalin zviceran «Ask Switzerland» moderatori Lionel teston publikun zviceran për dije të përgjithshme. Përgjigjet e pyetjeve janë gjithmonë dije e rëndësishme për ju.

Gjatë edicionit të fundit ka ndodhur një befasi, pasi fituesi u shpall shqiptari i ri i cili këndonte “Jodel” (këngë folklorike baritore zvicerane, diçka e krahasueshme me këngë maje krahu nga tradita baritore shqiptare). Ai ka dalë këngëtari më i mirë, ndërsa edhe titulli i shkrimit në “Blick am Abend” është «Unë jam shqiptar dhe mund të këndoj Jodel»

Në fund moderatori i kërkon shqiptarit të këndojë një këngë nga gjuha shqipe, ku edhe kësaj here ai zgjedh njërën me tekst historik: “Hajredin Pasha, po i vjen Radikës.”/Bota sot

You must be logged in to post a comment Login