Shpërthen De Biasi, kritikon ashpër UEFA-n (FOTO)

Gianni de Biasi, selektori i Kombëtares shqiptare, ka kritikuar UEFA-së për mënyrën se si e ka administruar ndeshjen mes Borussia Dortmundit dhe Monacos, e cila u shty një ditë për shkak të tri shpërthimeve me bombë ndaj autobusit të skuadrës gjermane.

“Ishte ndeshje false. Lojtarët e Dortmundit nuk ishin në gjendje të luanin. Kam parë gabime të tmerrshme nga lojtarë të mirë. Nuk kishin qetësinë për të luajtur pak orë pas atij episodi që të ndikon për jetën, mendon se mund të mos kthehesh më në shtëpi”, ka deklaruar De Basi gjatë emisionit “Tutti Convocati”.

“Pavarësisht kësaj, u desh të luanin me pasojat që u panë në fushë edhe pse nuk mund të tregonin diçka aty. Janë skllevër të kohës dhe kalendarëve. UEFA mund të zhvendoste disa ditë ndeshjen por kjo është ndeshje false. Sidomos për Borussian që është në një nivel tjetër por që një natë më parë ishte një fantazmë”, ka përfunduar De Biasi.

You must be logged in to post a comment Login