Kush ishin Karnët?

Jo pse nuk më kish rënë ndërmend për fisin ilir të Karnëve, por shënimet për ta janë shumë të vogla dhe më duhej të gjej diçka të besueshme; aq të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të Adriatikut ilir. Të ju rikujtoj një gjë, kur tregtia e grekëve me romakët zhvillohej nëpër Adriatik, ishte urdhër i shkruar që këtij deti t`i ngjitej nga ana perëndimore e tij, sepse kjo lindorja ishte me rryma dhe kundër rryma të mëdha detare dhe anijet e pasigurta pësonin. Dhe, nëse ndonjë nga ato humbje dhe përpihej nga valët e mëdha; arsyetimi ishte gati, na sulmuan piratët ilir! Por sidoqoftë, unë e mora rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas John Wilkes-it “The Illyrians” (Created by Hxseek (2008) Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5 The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0 Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire. A Mocsy, S Frere. )

Pra nga albanët drejt e në veri tek Dokleatet, Daorset, Narenset dhe u ndala për pushim tek Delmatet; pastaj i vizitova Liburnet, Ditionet, Japodet, Histritet për t`u takuar me Karnët e harruar Ata ishin fqinj me Venetet. Po të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun. Karnët (gr. Καρνίοι) ishin një fis i Alpeve Lindore, që jetonin në male në mes të Norikumit dhe Venetisë. Konsideroheshin si fis Gal (?) ,disi të përzier me Venetët . Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk dihet me saktësi por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep “ dy qytete afër brigjeve të Adriatikut. Eponime te tjera janë Carnia, Carniola and Carinthia Sa e varfër paraqitet historia e tyre se gjëja se ardhja e parë e Karnëve ishte në vitin 185 paraKr., atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur, si dhe gra dhe fëmijë kishin marrë rrugën e rrafshinave dhe aty diku e ngritën qytetin Akyleja. Tmerr, romakët pas ca kohesh i detyruan që ata me dhunë të ngritën përsëri në male. Jeta duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme, Karnët e krijuan një miqësi me Histritet, Lapidet dhe Taurisket. Roma i frikohej këtij zgjerimi të fisit ilir të Karnëve dhe me 15 Nëntor 115 pra Kr. Karnët u nënshtruan, nga Legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus Pse dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta? Perandoria Romake edhe pse u ngrit nga ne e mbi ne , se bashku me ne tokat tona e bëri zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten krijuesit e parë të historisë. Historia e jonë është shumë e shumë më e lashtë por fatbardhësisht shpëtuan vetëm ne, që sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë e të parëve tanë. Pra, këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.

Fahri Xharra, 10.04.17 Gjakovë

You must be logged in to post a comment Login