Tri lëvizje të duhura për një bark të sheshtë

Kjo e pjesë e trupit është një nga zonat më të vështira për t’u sjellë në formë. Ekspertët sjellim një plan të shpejtë dhe efikas.

Nuk është e thënë të ushtroheni çdo ditë. Mjaftojnë tri seanca në javë për rezultate maksimale.

Shtrihuni me kurriz dhe zgjatini këmbët drejt tavanit, me thembra e gishta kthyer lehtë në formën e një V-je.

Vendosini duart pas kokës, me bërryla të hapur, dhe ngrini kokën e qafën lart.

Mbajeni kokën e ngritur dhe ulni e ngrini ngadalë këmbët lart e poshtë (aq poshtë sa të mos krijoni hark me kurriz).

Merrni frymë gjatë uljes dhe nxirreni frymën gjatë ngritjes. Përsëriteni 8-10 herë. Më pas, qetësojeni kokën mbi tapet.

Pilates ndihmojnë në forcimin dhe mbledhjen e barkut, pasi lëvizjet përqendrohen në shtresën më të thellë të muskujve abdominalë. Ato gjithashtu ju ndihmojnë të lidhni trupin me mendjen.

Ju do të filloni të dëgjoni trupin dhe kur ai ka nevojë për ushqim e do të hani derisa të jeni të ngopeni, jo ta ekzagjeroni.

Ushtrohuni me këto lëvizje 3-5 herë në javë, për një bark të sheshtë në pak kohë. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login