Shifra tronditëse nga OBSH: Mbi 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni

Mbi 300 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga depresioni, shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe paaftësisë për të jetuar. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pak ditë para Ditës Botërore të Shëndetit.

Drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, bën thirrje për të gjitha shtetet që të gjejnë një zgjidhje për trajtimin e këtyre rasteve sa më shpejtë të jetë e mundur.

Me rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga depresioni me më shumë se 18% nga 2005-2015, OBSH po planifikon një fushatë 1-vjeçare, që të inkurajojë më shumë njerëz që vuajnë nga depresioni që të kërkojnë ndihmë.

Mungesa e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga çrregullimet mendore, e shoqëruar edhe me frikën e turpërimit, pengon shumë njerëz që të kërkojnë trajtim për t’u shëruar dhe për të jetuar një jetë normale.

Depresioni është faktori i parë rrezikues për vetëvrasje, duke marrë qindra mijëra jetë njerëzish çdo vit./BW

You must be logged in to post a comment Login