Superfuqia e uthullës së mollës: problemet shëndetësore që kuron ky eliksir

Deri më tani uthullën e mollës e kemi përdorur në kuzhinë dhe si produkt kozmetike, por shumë pak prej nesh kanë patur njohuri rreth superfuqive të vërteta të këtij eliksiri si një medikament!

Uthulla e mollës mund të kurojë më shumë se 10 probleme shëndetësore, e me këto të fundit nënkuptojmë ato të vërtetat si artrit, astmë, diarre etj.

Siç kemi thënë dhe më herët uthulla e mollës është e pasur në përbërës antibakterialë, antiinflamatorë e antiseptik, po për të përfituar prej saj duhet të dini mënyrën e duhur të përdorimit, e për fat ekzistojnë shumë të tilla.

Në krye të të mirave qëndron aftësia detoksifikuese. Ky lëng magjik ka fuqinë të ç’helmojë organizmin dhe ta pastrojë nga toksinat e dëmshme.

Le të shohim superfuqitë e tjera:

Artrit
Përzieni 2 lugë mjaltë dhe dy lugë uthull molle. Konsumoni kete masë tre herë në ditë për lehtësimin e dhimbjeve shkaktuar nga artriti.

Dhimbje koke
Uthulla e mollës trajton gjithashtu migrenën. Ajo do të eleminojë toksinat, do të rregullojë presionin e gjakut, do të balancojë sheqerin në gjak etj.

Astmë
Nëse thithni fortë aromën e uthull së mollës rrugët respiratore do të lirohen.

Diarre
Pi një përzierje të 2 lugëve uthull molle me 230 mj ujë dhe diarreja do të ndalojë.

Kollë
Pini një lugë uthull molle dhe kolla juaj do të pushojë sa hap e mbyll sytë.

Marramendje
Uthulla e mollës trajton marramendjet për shkak të aftësisë së saj për të ulur nivelet e glukozës në gjak dhe presionin e gjakut.

Hemorragji
Pini një gotë nga kjo përzierje: 2 lugë uthull molle në një gotë e gjysmë me ujë në qoftë se ju doni të ndaloni gjakderdhjen nga një e prerë.

Ekzemë
Përzieni ujë uthull molle dhe mjaltë për të kuruar ekzemën. Kjo pije duhet konsumuar tre herë në ditë.

Urth
Për të trajtuar urthin uthulla e mollës duhet konsumuar përpara ngrënies. Rekomandohet një lugë.

You must be logged in to post a comment Login