Dentisti shqiptar në mesin e dentistëve më të mirë të botës!

Dentisti shqiptar në mesin e dentistëve më të mirë të botës! Firma e mirënjohur ndërkombëtare Tokuyoma Dental, një ndër firmat më prestigjioze në fushën e stomatologjisë vendosi ta përfshijë Ormir Bushatin  në listën e dentistëve me famë boterore në gjirin e saj. Kompania japoneze për materialet e mbushjes përshiu punimin dhe materialin e Ormir Bushatit në revisten e saj të botuar pak ditë më parë. Eshtë hera e pare që Shqipëria përfaqësohet me flamurin e saj në këtë revistë.  Besimi dhe përfshirja përkrah dentistëve elitarë të botës është një arritje e madhe. Nuk është hera e parë që dr.Ormir Bushati boton artikuj në revista ndërkombëtare apo kombëtare, apo dhe fiton konkurse ndërkombëtare

You must be logged in to post a comment Login