Rrëfehet Randa Al Azem Konica, mbesa e Faik Konicës që jetoi në Siri dhe u martua në Preshevë / Video

Pak kujt do t’i shkonte në mend se pasardhësit e dy figurave më të ndritura të historisë dhe letërsisë shqiptare, vëllezërve Konica, do të kërkonin azil në tokën e etërve të tyre.

75 vjet pas vdekjes së Faik Konicës, mbesa e tij, Randa Al Azem Konica, jeton në Prishtinë, kjo pasi ajo braktisi Sirinë, vendin ku kishte lindur.

Në një shqipe të kuptueshme, ajo ka rrëfyer për emisionin “Studio e Hapur” historinë e familjes së saj, duke nisur nga pushtimi italian e deri te zhvendosja e familjes së saj në Siri.

Randa Al Azem Konica tregon se si nëna dhe tezja e saj i shpëtuan pushkatimit, pasi Ambasada angleze kushtëzoi shërimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha me lirimin e familjes Konica.

Pas kësaj, me ndihmën e Mbretit Ahmet Zogu, familja ishte vendosur në Siri, ku trashëgimtaret e vetme të vëllezërve Konica u martuan me vendës dhe krijuan familje, por duke ruajtur gjuhën e tyre amtare.

Randa ka rrëfyer se ëma e saj kishte vdekur dhe asnjëherë nuk e pranoi nënshtetësinë e Sirisë me shpresën se gjërat do të përmirësoheshin dhe ajo do të merrte atë shqiptare.

You must be logged in to post a comment Login