Shokohen historianët: Adolf Hitler mund të kishte origjinë shqiptare, trashëgimtari i fundit i derës së Arianitasve të arbërit

Në fillimet e shekullit të IV (pas Krishtit), perandoria Romake filloj të ndahet në njesi administrative më të vogla.
Perandori Dioklecian (me origjinë ilire, i lindur ne Dioklea – Salona me 244, vdiq në Spalato në 311), me anë të Tetrakisë (tetra – tettares – katër dhe árchein – qeverisje), e ndau Perandorinë Romake në katër rajone, ndërsa Perandori Konstandin I (lindi në Nissus të Ilirisë me 274, vdiq në vitin 337), e coptoje dhe me shumë territorin e gjerë të perandorise Romake.
Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të formuara nga një numër i madh provincash.
Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakise e të Maqedonisë, ku në këtë të fundit bënin pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga iliro-arberit, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja.
Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti pretorian për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik.
Po këtu ndodhej edhe selia e kryetarit të kishës së kësaj prefekture.
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, me 395 pas Krishtit, trevat iliro-arberore hynë në përbërje të Perandorisë të Bizantit.
Kjo ndarje krijoj dy botë antagoniste, të Perëndimit dhe të Lindjes, që mbeten në konflikt të vazhdueshëm mes tyre.
Territoret e banuara nga iliro-arberet u përfshinë në Perandorinë e Bizantit, ndërsa kisha fillimisht vazhdonte të ishte në varësi të Vatikanit.
Dekadenca e Perandorisë Romake të Perëndimit dhe e Perandorise Bizantine, ndikuan, që popujt e Ballkanit të organizheshin në regjime të tipit feudal.
Në rradhë të parë, këto proçese u konkretizuan në popullatën qytetare, ku funksiononin ligjet e përfshira në statutet qytetare, ndërsa pjesa më e madhe e popullatës fshatare e sidomos malësorët, mbetën të organizuar në tribù (fise) dhe gjithnjë e më shumë po shkëputeshin nga varësia e pushtetit qëndror, duke fituar autonomi, të organizuar dhe të administruar në bazë të ligjeve të drejtës zakonore lokale.
Të parët tanë iliro-arbër, këto ligje, i ruajtën dhe i transmetuan të pandryshuara ndër shekuj, në Kodin e të Drejtës Zakonore Shqiptare, që funksionojë si e drejtë tradizionale, unikale ndër popujt ballkanikë.
Perandorët e Bizantit ushtruan autoritet të fuqishëm politik, duke kryer një ndarje të re adminstrative, kësisoj perandoria e lindjes, përfshi dhe Ilirinë, u nda në zotërime të shumta lokale (Signorite lokale), madje disa u bashkuan duke formuar njësi administrative më të gjëra, si principatat, dukatet, themat (Principata e Dukagjinit, Principata e Kastriotëve, Principata e Arjanitëve, Dukati i Shkodrës, Tema e Durrësit dhe e Arbërit etj).
Në krye të këtyre zotërimeve lokale vendosej një ushtarak, i quajtur REX – mbret), që emërohej nga Perandori, si kemi rastin e Duka Gjini (shekulli V pas Krishtit), që sipas kronikave të kohës, Perandori i Bizantit Teodozio II, e emëroj Duka Gjinin Sebastocrator (mëkëmbësi i perandorit) në territoret që përfshinin Dalmacinë e jugut, Dioklean, Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin, duke i dhënë detyrën Magister militum (Gjykatësi ushtarak).
Aktiviteti i këtyre njësive administrative rregullohej në bazë të ligjeve qëndrore, por dhe të ligjeve lokale, madje mëkëmbësi, ashtu si princat, ishin dhe gjykatës, pra në territoret iliro-arbërore funksiononte një sistem legjislativ dhe gjyqësor i kompletuar.
Gjatë shekujve V – VII, autoriteti perandorak i Bizantit tentoj të përqëndronte pushtetin politik, ekonomik dhe ushtarak, kësisoj synoj të vinte nën kontroll dhe kishën.
Për të garantuar unitetin e perandorisë dhe për të mbajtur nën pushtet këtë mori të madhe provincash, perandorët shpallen një sistem të fortë juridiko-gjyqësor, i cili ishte vazhdim, i legjislacionit Romak, pikërisht huazime të Kodit Teodozian (Codex Theodosianus – 438 pas Krishtit).
Në shekullin e VI, perandori Justiniani I (lindi ne 482 pas Krishtit në qytetin Tauresium pranë Shkupit të Ilirisë), shpalli një sistem të ri ligjesh, të përfshirë në Corpus Iuris Civilis (Kodi juridik civil), që përbente bazën juridike të Perandorisë së Bizantit.
Ligjet e Justinianit u prezantuan me dy kode, i pari ishte Codex Iustinianus primus o vetus i viti 529 pas Krishtit, i cili ka humbur e nuk dihet saktësisht përmbajtja dhe i dyti Codex Iustinianus Repetitae Praelectionis, i vitit 534 pas Krishtit, që për fat të mirë ruhet ende i plotë.
Ky legjislacion ishte në fuqi dhe tepër aktiv në zotërimet iliro-arberore.
Studiuesit e konsiderojnë Jus Justiniani, një kryevepër juridike, e përbërë nga ligje dhe sentenca, të bazuara në të drejtën romake, që i kishin dhënë jetë në shekuj jurispudencës romake dhe më pas dhe të drejtës bizantine.
Kodi i Justinianit (Codex Iustinianus i vitit 534 pasK), është i ndarë në 12 libra, ku sejcili libër përmban një numër të konisderueshëm titujsh, apo nyjesh, të cilët në tërësi janë mbi 1600 konstitucione.
Sipas rradhës, librat e Kodit të Justinianit janë:
– Libri I: e drejta ekleziastike (kishëtare).
– Libri II deri në librin e VIII: e drejta private.
– Libri IX: e drejta penale.
– Libri X, XI, XII: e drejta administrative dhe financiare.

FAMILJA ARIANITI:

Arianitët ishin një familje e vjetër fisnike.
Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit e Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe në lindje arrinin së paku deri në afërsi të Manastirit.
Në burimet historike emri i familjes fisnike të Arianitëve haset për herë të parë në shek. XI në veprën e Gjergj Kedrenit Përmbledhje Historish.
Ai tregon se në fillim të shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emëroi patricin David Arianitin si strateg të Selanikut dhe, më pas, si strateg të Shkupit.
Ai luftoi kundër bullgarëve në Strumicë e në Shkup.
Edhe djali i tij, Konstandini, përmendet në vitet 1049-1050 si ushtarak në shërbim të Perandorisë Bizantine.
Në një marrëveshje që Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikë shqiptarë, në fund të shek. XIII (1274), përmendet ndër këta edhe sebast Aleks Arianiti.
Emri i Arianitëve do të vazhdonte të ishte i pranishëm edhe më shumë nëpër dokumente të shek. XIV.
Në dy dokumente të vitit 1304 të princit të Tarentit, Filipit, dhe të mbretit të Sicilisë, Karlit II, ndër emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, që u njiheshin privilegjet e mëparshme, është shënuar edhe emri i Arianitëve.
Në një letër të vitit 1319, që papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikëve shqiptarë, është shënuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Në Epitafin e Glavinicës, të qëndisur në vitin 1373, gjendet edhe emri i qëndistarit Gjergj Arianiti.
Për këto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund të krijohet një lidhje e sigurt dhe të pohohet se domosdo ata i përkisnin të njëjtit trung familjar.
Sidoqoftë, nëpërmjet tyre del qartë së Arianitët ishin një familje fisnike e vjetër e Shqipërisë Qendrore, nga më të njohurat dhe me ndikim të veçantë në jetën politike të vendit.
Rol pozitiv në këtë drejtim kishte zotërimi e kontrolli prej Arianitëve i segmenteve të rëndësishme të Rrugës Mbretërore (Egnatia) nëpër të cilën lëviznin karvane të shumta për tregtimin e drithit, të kripës e të mallrave të tjera.
Për zotërimin e kësaj rruge tregtare shumë të rëndësishme, Arianitët duhet të kenë bashkëpunuar me Pavël Kurtikun, zotërimet e të cilit gjendeshin në krahinat përgjatë rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropën, sundimtarin e qytetit të Ohrit.
Pozicioni mbizotërues i kështjellës së Ohrit, mbi tërë rajonin e një liqeni shumë të pasur me peshk të cilësisë së lartë, kishte bërë që zotërimi i tij të ishte në qendër të aksioneve politike e ushtarake të zotërve të rajoneve pranë tij.
Veprimtaria politike e Arianitëve do të pasqyrohet më mirë në dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbën rajonet e pasura lindore dhe filluan të ndiqnin një politikë më aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e më pas, kur Gjergj Arianiti korri një varg fitoresh kundër ushtrive osmane.
Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike përmendet në burimet historike edhe me emra të tjerë familjarë, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Çermenika, si dhe me disa tituj fisnikërie.
Titujt ishin të trashëguar dhe dëshmonin për lidhjet krushqore që kishin krijuar Arianitët me familjet e tjera fisnike, duke përfshirë edhe atë perandorake të Bizantit, siç e tregon mbiemri Komneni.
Si familje sundimtare Arianitët kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte në stemën e tyre.
Në një dokument të kohës tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur në Raguzë që të thurej flamuri i tij.
Pema gjenealogjike e Arianitëve nuk mund të ndërtohet saktësisht, që nga periudhat më të hershme, kur ata përmenden për herë të parë. Sipas autorëve të vjetër shqiptarë, Marin Barlecit e Gjon Muzakës, i ati i Gjergj Arianitit ka qenë Komnen Arianiti.
Ky qe martuar me vajzën e Nikollë Sakatit, që kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port të Buduas.
Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakën dhe Vladanin), si dhe një vajzë që u martua me Pal Dukagjinin.
Muzakë Arianiti kishte vetëm një djalë, Moisiun, bashkëluftëtarin e njohur të Skënderbeut, që njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi).
Ky u martua me Zafinë Muzakën, ish-gruan e Muzakë Topisë, i cili u rimartua me të motrën e Skënderbeut, Mamicën. Vëllai i vogël i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzën e Gjon Kastriotit, Angjelinën, shumë kohë përpara se Skënderbeu të dilte në krye të luftës antiosmane të shqiptarëve.
Djali i tyre Muzaka (i cilësuar si Muzaka i Angjelinës, për t`u dalluar nga i ungji) do të ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës të vitit 1444.
Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit të madh të Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare të Arianitëve emër e peshë të veçantë në jetën politike të Shqipërisë.
Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakën, me të cilën pati tetë vajza.
Vdekja e saj bëri që, më pas, Gjergji të martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzë e guvernatorit të qytetit Leçe të Mbretërisë së Napolit.
Me të Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanë, Kostandinin dhe Arianitin) dhe një vajzë.
Zotërimet e Arianitëve, ashtu si dhe ato të fisnikëve të tjerë shqiptarë, gjatë periudhave të ndryshme kanë njohur zgjerime e ngushtime.
Pavarësisht nga këto, duke zotëruar segmente të rëndësishme të Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe të degëzimeve të ndryshme të saj, Arianitët kanë gëzuar një pozitë të veçantë në jetën ekonomike e politike të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e lidhjet që mund të krijoheshin midis rajoneve të ndryshme të vendit dhe forcave politike të tyre.
Dëshmi e kësaj janë edhe lidhjet e shumta martesore të Arianitëve me zotërit e tjerë të viseve shqiptare, që ishin kufitare me ato të Arianitëve, si Muzakajt e Kastriotët, apo edhe më të largëta si Dukagjinët e deri me despotin serb, Stefan Brankoviçin, kur ky, pas pushtimit të Despotatit të Rashës prej osmanëve, u vendos në vitin 1459 në Krujë, ku qëndroi për disa vjet pranë Skënderbeut dhe u martua me një vajzë të Gjergj Arianitit.
Për rëndësinë politike dhe ekonomike të shtetit të Gjergj Arianitit dëshmon më së miri martesa e dytë e tij me vajzën e guvernatorit të qytetit të Leçes në Italinë e Jugut, që ishte porti më jugor i krahinës së Puljes dhe, në rrugë detare, më i afërti me bregdetin shqiptar.
Interesat ekonomikë në Shqipëri e kanë shtyrë guvernatorin e Leçes të martonte vajzën larg vendit të tij e përtej detit Adriatik, së pari në Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin në Shqipëri, që ka qenë eksportuese e rëndësishme drithërash.
Shtrirja lindore e shtetit të Gjergj Arianitit ka qenë e thellë. Ajo i ka përfshirë, ose së paku ka qenë kufitare me fushat e Manastirit e të Follorinës, që ishin rajone të prodhimit të bollshëm të drithërave, ku çmimi i shitjes së tij ka qenë më i ulëti se në rajonet e tjera të prodhimit të tij në Shqipëri dhe shumë më i ulët se çmimi i shitjes në Itali.
Gjithashtu nën zotërimin e Arianitëve ka qenë, në mos tërësisht, pjesërisht, rajoni i liqenit të Ohrit, prej të cilit siguroheshin të ardhura shumë të mëdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerë i peshkut të thatë të cilësisë së lartë, artikull ushqimor ky që ishte shumë i parapëlqyer nga banorët e rajoneve të tjera.
Nën zotërimin e Arianitëve mund të kenë qenë për një kohë edhe qytetet e Manastirit e të Follorinës, para se të binin nën pushtimin osman.
Në këtë rajon Arianitët kanë zotëruar kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradi), që osmanët e ripagëzuan me emrin Demir Hisar, kështjellë në një pozicion kyç, nga mund të kontrolloheshin disa rrugë tregtare shumë të rëndësishme.
Si kufij natyrorë jugorë të shtetit të Gjergj Arianitit kanë qenë lumi Devoll dhe zotërimet e Muzakajve, kurse në veri shteti i Kastriotëve.
Në perëndim Arianitët kanë pasur dalje të gjerë në detin Adriatik në jug të Durrësit dhe në rajonin e Myzeqesë.
Gjergj Arianiti kërkonte të kishte nën zotërimin e tij edhe Vlorën e Kaninën bashkë me rrethinat e tyre, që formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, në rrugë detare, ishte më afër bregdetit italian.
Këto synime të Gjergj Arianitit kanë zënë vend në aktet zyrtare të marrëdhënieve të tij me Mbretërinë e Napolit.
Gjurmë të tyre mbetën edhe pas vdekjes së Gjergjit.
Një djalë dhe një nip i tij ushtruan detyrën e funksionarëve të lartë osmanë në rajonin e Vlorës. Në një dokument të fundit të shek. XV, ky rajon është shënuar si pjesë e “Arbërisë së Arianitit”, emërtim i përdorur krahas “Arbërisë së Skënderbeut”.
Pas rënjes të kështjellës së Sopotnicës (Sfetigradi) nga ushtria osmane, Familja Arjaniti mërguan drejt Italisë dhe disa shekuj më vonë një pjesë e Familjes Arjaniti u vendosën në Branau Austri ku nga kjo derë vjen dhe origjina e Adolf Hitler.

***
Adolf Hitler (Branau, Austri, 1889-Berlin 1945) ishte një shtetas gjerman.
Lindur në Austri dhe ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore, Hitleri bëhet lideri i partisë naziste në 1921.
Pas një puçi të dështuar (1923), ai ekspozoi doktrinën nacional-socialiste në Mein Kampf dhe e vuri pak e nga pak në zbatim pas ardhjes së tij në pushtet në 1933.
Ai e transformoi Gjermaninë në një shtet totalitar ku ai u shpall udhëheqës (Führer) dhe politika e tij e jashtme çoi në Luftën e dytë botërore, luftë totale e shquar nga dominimi gjerman në Europë dhe gjenocidi ndaj hebrenjve.
Pas studimeve mediokre dhe ngeljes në arte, Hitleri përfshihet në mjediset pangjermanike dhe antisemite në Vienë.
Thellësisht i ndikuar nga lufta, humbja në 1918 dhe situata para-revolucionare që rezultoi në Gjermani, ai hyri në 1920 në partinë naziste (NSDAP), në të cilën ai mori së shpejti drejtimin.
Hitleri e bëri partinë një makinë lufte kundër Republikës së Vajmarit. Tentativa e tij për puç në Mynih e çoi në burg ku ai shkroi Mein Kampf, një udhërrëfim veprimesh më shumë sesa traktat i një doktrine.
Ai shfaq një urrejtje të thellë për hebrenjtë, duke i mbajtur të përgjegjshëm për të gjitha të këqijat e Gjermanisë, aspirata për hegjemoni kontinentale nga vendi i tij, madje botërore dhe një lavdërim për dhunën dhe parimin e liderit (Führerprinzip).
Këtë centralizëm, ai e zbaton fillimisht në partinë e tij, nga ku u përjashtuan të gjitha tendencat kundërshtuese deri në eliminim fizik të kundërshtarëve të tij (Nata e thikave të gjata, 1934).
Fillimisht e frenuar nga begatia e vendit në vitet 1920, partia naziste përfiton më vonë nga kriza e 1929.
Hitleri kultivon dyanshmërinë për të tërhequr mbështetës nga të gjitha grupet shoqërore: të papunë, punëtorë, mikroborgjezë, mësuesë, kapitalistë.
Në 30 janar 1933, ai bëhet kancelar i Rajhut dhe, në 2 gusht 1934, president.
Midis këtyre dy datave, ai zhduku çdo formë kundërshtimi, mori masat e para antisemite dhe dubloi institucionet e republikës me organe dhe agjentë nazistë.

Adolf Hitler, Vrau me shum se 20 milion Hebrenj:

Midis 1934 dhe 1939, Hitleri transformoi Gjermaninë në një shtet totalitar ku asgjë nuk i shmangej kontrollit të Führerit apo përfaqësuesve të tij.
Regjimi korri suksese shoqërore (zhdukja e papunësisë, industrializimi me anë të armatimit) dhe të jashtme (shfaqja e forcës në Rin, Austri, Çekosllovaki) që shpjegojnë popullaritetin e tij, por që provokuan reagimin e vontë të fuqive perëndimore dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Nga 1939 deri në 1941, Hitleri u bë mjeshtër i pjesës më të madhe të Europës dhe organizoi një sistem kontinental themeluar mbi shërbimin ndaj Rajhut të madh gjerman dhe vënien në punë të gjenocidit ndaj hebrenjve të Europës.
Por, hyrja në luftë e Bashkimit Sovjetik, më vonë e Shteteve të Bashkuara në 1941, përmbysën vazhdimisht situatën.
Hitleri, sa vjen e më shumë i goditur nga realiteti, nuk mundi të ndalojë pushtimin e Gjermanisë nga Aleatët dhe vret veten në 30 prill 1945.

Fillimet e Hitlerit:

Hitleri nuk ishte gjerman! ky djalë doganieri ishte austriak me periardhje nga Arjanitasit e Ballkanit (Shqiptarë), i lindur më 20 prill 1889 në Braunau, qytezë në kufirin austriako-gjerman. Ai i bëri studimit në Austrinë e Sipërme, në veçanti në Linz dhe frekuentoi kolegjin modern (Staatsrealschule) deri në 1905. Ai nuk punonte shumë, siç thoshte dhe vetë:
“Mësoja atë që më pëlqente; sabotoja plotësisht atë që nuk më dukej me rëndësi ose që nuk më interesonte.»
Babai i tij, me të cilin nuk kishte marrëdhënie të mira, vdiq që në 1903, por e la familjen me të ardhura mjaft të përshtatshme, gjë që mohon çdo dokument që tregon se Hitleri jetonte në një gjëndje të keqe.
Edhe kur jeton në një strehë për burra, duket qartë se kjo bëhet për të shmangur shërbimin në ushtrinë e Habsburgëve, të cilët sundojnë në Austro-Hungari.
Hitleri bën atëherë një jetë të qetë, duke frekuentuar teatrot, duke zbuluar muzikën e Vagnerit dhe duke i përkushtuar shumë orë përpunimit të projekteve arkitekturore të fandaksura.
Ai humbet në 1907 nënën e tij, të cilën e adhuronte.

Vitet e formimit (1908-1914):

Hitleri u zhvendos në Vienë në 1908 për të hyrë në shkollën e Arteve Pamore, ku nuk u pranua. Ai u refuzua po ashtu nga shkolla e arkitekturës, por qëndrimi i tij në kryeqytetin e Perandorisë austro-hungareze ndikoi thellësisht tek ai.
Ai jetonte me shitjen e pikturave të tij me ngjyra uji.
Rritur me ndjenjën e antisemitizmit nga mësuesit e tij në Linz, ai ndikohet edhe më shumë, gjatë kësaj periudhe, nga lëvizja shoqërore-kristiane austriake, frymëzuar nga Karl Lueger (1844-1910) dhe nga partia e Georg von Schönerer (1842-1921), ekstremisht antisemite. Ai lexonte me kënaqësi Zhorzh Sorelin, Niçen, Shopenhauerin dhe pamfletet raciste të Adolf Lanz. Urrejtja e tij kundër hebrenjve, social-demokratëve, sindikatave, parlamentit dhe Habsburgëve rritet.
Shumë shpejt, ai mendon se ka gjetur një lidhje mes marksizmit, social-demokracisë, parlamentarizmit dhe judaizmit.
Ai u impresionua gjithashtu nga strukturat e kishës katolike, që do të frymëzonin më vonë organizimin e partisë së tij.
Në atë botë kozmopolite që ishte Viena në vitet përpara luftës – ku banonin gjermanë, çekë, polakë, hungarezë, kroatë dhe italianë – u zhvillua tek ai një ndjenjë pangjermanizmi mjaft e lartë.
Hitleri sulmote ashpër sistemin e Habsburgëve, që sipas tij kishte dënuar me vdekje gjermanizmin me “10 milionë qenie njerëzore”.
Që nga ky moment, ai zgjedh Gjermaninë, ku do të vendoset në maj 1913. Sado i shkurtër të ketë qenë, qëndrimi në Vjenë ndikoi thellësisht te Hitleri, ku ai krijoi idenë e një kombi të madh gjerman.

Qëndrimi në Mynih (1913-1914):

Gjatë një viti e gjysmë, Hitleri jetoi në Mynih, kryeqytet i Bavarisë (atëherë pjesë e Perandorisë gjermane), ku lexonte shumë vepra të larmishme, në një mënyrë shpeshherë sipërfaqësore, pa mendim kritik, i gatshëm të pranonte çdo ide që i bashkëngjitej atyre që ai i kishte të vetat.

Hitleri ushtar (1914-1920):

Në gusht 1914, ai futet, edhe pse austriak, në ushtrinë bavareze, ndërkohë që, disa muaj më përpara, ishte deklaruar i paaftë për shërbim për shkak të rezistencës dhe kokëfortësisë së tij. Që nga tetori 1914, ai qëndron në frontin perëndimor, ku shfaqi trimëri dhe fitoi shumë citime. Dy herë i plagosur, ai dekorohet megjithatë me kryqin e hekurt të klasit të parë, diçka shumë e rrallë për një tetar të thjeshtë, gradë që nuk e kishte kaluar pasi eprorët e tij mendonin se ai nuk i kishte cilësitë për të qenë lider.
I plagosur keqaz në sy nga gazrat, ai dërgohet në Pomerani, ku ai mëson për fundin e luftës dhe për Republikën e Vajmarit (9 nëntor 1918).

Një vit pritje (1918-1919):

Hitleri ridërgohet në Mynih, ku mendohet se ai u përpoq të anëtarësohet me komunistët.
Sado e vërtetë që të jetë kjo, ai me shumë mundësi ka mbajtur shiritin e kuq në krah dhe ka qenë në kontakt deri në 1919 me trupat e këshillave të punëtorëve dhe ushtarëve, ku disa donin që të zgjeronin revolucionin bolshevik në Bavari, madje në tërë Gjermaninë.
Por, që me hyrjen e turpave të ligjshme në Mynih, atij i vihet për detyrë për të kërkuar, nga një komision ushtarak, mbi veprimet revolucionare dhe më pas dërgohet në një kurs formimi civil antibolshevik.
Ai bëhet Bildungsoffizier, komisar politik i një regjimenti bavarez dhe qëndron në Reichsëehr (ushtria gjermane) deri më 1 prill 1920.

Hyrja në partinë punëtore gjermane (1919-1920):

Hitleri i bashkohet në 1919 një partie punëtore gjermane (Deutsche Arbeiterpartei), themeluar nga një punëtor i Mynihut, Anton Dreksler, i cili ia ndryshoi emrin në 1920 në “partia nacional-socialiste e punëtorëve gjermanë” (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei, NSDAP), shkurtuar në partia “naziste”.
Në të futet edhe një inxhinier, Gotfrid Feder – teoricieni i parë i partisë – dhe kapiteni Ernst Röhm, drejtuesi në të ardhme i SA.
Shumë shpejt, Hitleri hyn në komitetin drejtues të lëvizjes dhe më pas merr drejtimin (1921).

Hitleri lider i partisë naziste (1921-1933):

Nga kjo NSDAP, që, në 1919, numëronte 60 anëtarë, Hitleri bëri një parti të vetën, ku gazeta e saj, Voelkischer Beobachter, shpërndante 20 000 kopje; në fillim javore, kjo gazetë u bë ditore duke filluar nga 1923-shi. Në të njëjtin vit, partia naziste dominonte të gjitha grupimet e tjera ekstremiste, duke grumbulluar 55 000 militantë. Që prej atëherë, jeta e Hitlerit lidhet pashmangshmërisht me atë të partisë së tij. Bashkë me gjeneralin Ludendorf, ish-tetari bëhet një nga dy figurat më të mëdha të së djathtës ekstreme të Mynihut dhe reputacioni i tij fillon të zgjerohet përtej Bavarisë.
Që nga 1921, Hitleri krijoi një urdhër shërbimi që do të bëheshin seksionet e sulmit, SA (Sturmabteilung) dhe shoqëron në partinë e tij njerëz që do të merrnin së shpejti përgjegjësi të rëndësishme: Hermann Goering, Rudolf Hess, Otto dhe Gregor Strasser, Alfred Rozenberg, Vilhelm Frik, Roehm dhe në fund Ludendorf.
Dy tendenca shfaqen mjaft shpejt: njëra rreth vëllezërve Strasser që është qartësisht socialiste, armiqësore ndaj kapitalit të madh dhe që ka dëshirë të shndërrojë thellësisht ekonominë gjermane; Alfred Rozenberg, përkundrazi, që do të jetë ideatori i partisë naziste, ishte mbështetës i luftës kundër bolshevizmit.

Puçi i Mynihut dhe burgosja (1923-1924):

Në 8 dhe 9 nëntor 1923, Hitleri tenton një grusht shteti në Mynih, që dështon plotësisht: 16 nazistë vriten nga policia e Mynihut.
Vetë ai arrestohet dhe dënohet me 5 vjet burgim; ai nuk qëndron veçse 9 muaj (1923-1924) në burgun e Landsbergut, ku ai shkruan Mein Kampf (Lufta ime), një prezantim i ngatërruar i ideve dhe programit të tij, që del në publik në 1925 dhe 1926.
(Ai do të jepte një formulim më të strukturuar në atë që quhet “Libri i Dytë”, i shkruar në 1928, por asnjëherë i publikuar gjatë jetës së tij.)

Riorganizimi i partisë nga Hitleri (1924-1929):

Që kur doli nga burgu, Hitleri riorganizoi partinë e tij, duke i dhënë një karakter më pak revolucionar dhe filloi të rriste ndikimin e tij në elektoratin e Gjermanisë së Veriut.
Ai bën marrëveshje me industrialistët dhe kritikon antiklerikalizmin dhe tendecat paganiste të partisë. Në 1926, ai emëron Goebbelsin – një i ri intelektual, dinamik dhe mik i vjetër i Strasserave – Gauleiter (lider qarku) në Berlin; në këtë mënyrë ai forcoi ndikimin në Gjermani të Veriut. Gjatë takimit në Bamberg, më 14 shkurt 1926, Hitleri arrin që të rivendosë autoritetin e tij.
Duke përdorur karizmën e tij, ai afirmohet si e vetmja figurë e aftë për të siguruar mbijetesën dhe kohezionin e një lëvizjeje me shumë tendenca.
Duke filluar nga kjo datë përpunohet miti i Fyhrerit, i “Udhërrëfyesit”, bazuar mbi një ritual të sofistikuar, përdorimin e përshëndetjes hitleriane dhe zbatimin e parimit të liderit (Führerprinzip), që konsiston në një respekt absolut të hierarkisë.

Riorganizimi total i partisë dhe strukturave ndihmëse (1926-1929):

Hitleri formon shumë shoqata, të gjitha rreth partisë.
Trupat e shokut SS (Schutzstaffel) u krijuan në 1925; Rinia hitleriane (Hitlerjugend) e ndjek pak më vonë, ashtu si edhe Shoqatat nacional-socialiste të studentëve, mësuesve, femrave, etj.
Në të njëjtën kohë, ai i jep partisë një strukturë tepër të centralizuar, ku liderët lokalë – përfshirë Gauleiter-ët – emëroheshin drejtpërdrejt prej tij.
Megjithë këtë konsolidim të brendshëm, NSDAP pëson nga stabilizimi ekonomik dhe shoqëror i republikës së Vajmarit që prej 1924.
Pavarësisht 100 000 anëtarëve të saj dhe organizimit të fortë burokratik, partia naziste nuk merr veç 2,6 % të votave dhe 12 mandate deputetësh në zgjedhjet legjislative të 1928.

Ngritja e partisë naziste:

Por zhvillimi i krizës ekonomike dhe talenti organizator i Hitlerit së shpejti i dhanë partisë të gjitha mundësitë.
Vota protestuese, si shkak i dëshpërimit të një populli të përballur me një papunësi të lartë, shkon në anën e Hitlerit; ai mobilizoi opinionin publik mbi temën po aq të mjegullt, sa ekzaltuese, të “komunitetit të popullit” (Volksgemeinschaft).
Që nga 1929, ajo progreson mjaft shpejt.
Në 1930, partia numëron 6 400 000 votuesë dhe 107 deputetë; në korrik 1932, 13 750 000 votuesë dhe 107 deputetë; në nëntor 1932, 11 750 000 votuesë dhe 196 deputetë.
Në zgjedhjet presidenciale të marsit 1932, Hitleri e çon marshallin Hindenburg në balotazh.
NSDAP bëhet partia e parë në Gjermani falë demagogjisë, dhunës së saj por edhe propagandës së saj, që gjen një akord të gjerë me opinionin publik.
Në 1933, kur mori pushtetin, partia naziste kishte tashmë mbi një milion anëtarë, të rekrutuar nga klasa e mesme, por edhe nga klasa punëtore.

Idetë e Hitlerit:

Ajo që është më interesante tek Hitleri gjatë gjithë kësaj periudhe, është demagogjia e tij dhe në të njëjtën kohë sensi i tij për veprim politik.
Gjithë kjo shfaqej qartë duke lexuar veprën e tij themelore, Mein Kampf, kombinim autobiografik dhe politik në të cilën ai përkufizoi nacional-socializmin.

Programi i 1920:

Teoria ishte shfaqur për herë të parë në shkurt 1920, në mënyrë të shkurtuar, në programin njëzetë e pesë pikësh të partisë punëtore gjermane, frymëzuar nga shoqëria e Tules, organizatë klandestine e Urdhrit gjermanik e themeluar në 1912 nga bavarezi Rudolf von Sebotendorf. Programi ishte shkruar në pjesën më të madhe nga Gotfrid Feder, me bashkëpunimin e Ditrih Ekart dhe Alfred Rozenberg.
Roli i Federit qe pa dyshim thelbësor, aq sa në këtë kohë ai dukej të ishte një teoricien i vërtetë politik. Ishte ai që krijoi këtë formulim që pati një jehonë kaq të madhe: “Lufta kundër skllavërisë kapitaliste.”
Në të njëjtën kohë, frymëzuar nga Hitleri dhe nga shoqëria e Tules, programi i partisë naziste pati që në fillim një karakter të pastër antisemit.

Temat e Mein Kampf:

Doktrina e Hitlerit nuk është realisht origjinale: ideja e një Rajhu të madh gjerman ishte marrë nga pangjermanikët; ajo e superioritetit të racës gjermane vjen nga konti Xhozef Artur de Gobino, nga Hjuston Stjuart Çamberlejn dhe nga Niçe; apologjia për luftën dhe dhunën dhe kulti i forcës gjendeshin tashmë tek Ernst Moritz Arndt dhe Hegel.
Por idetë e Hitlerit u shquan nga karakteri i tij pasionant, që vinte nga temperamenti i tij personal po aq sa nga kriza që goditi Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Hitleri i markoi hebrenjtë si përgjegjës të humbjes: meqë raca e tyre ishte e papastër, ata donin të njollosnin etninë ariane dhe të përparonin ideologji të dëmshme: marksizmin, internacionalizmin, individualizmin dhe liberalizmin.
Duhej të hiqeshin qafe hebrenjtë nga Rajhu, i cili duhej rigjeneruar me gjak arian; gjermanët do të udhëhiqeshin nga Führerprinzip.
Për të mos lejuar zbatimin e klauzolave të Traktatit të Versajës, Gjermania do të formonte një “hapësirë jetësore” (Lebensraum).

Një propagandë më shumë sesa një doktrinë:

Në fakt, ideologjia e Hitlerit dhe e partisë naziste është e paqëndrueshme: i gjithë Mein Kampf dominohet nga ideja e propagandës.
Duhet të impresionosh të tjerët, dhe kjo ishte arsyeja themelore për vendosjen e Hitlerit në Berghof, “foleja e shqiponjës”, sipër Obersalzbergut, pranë Berchtesgarden dhe për ndërtimin e pallateve kolosale hitleriane.
Në planin e ideve, duhet menduar më e ulta e mundshme me sa më pak skrupuj të jetë e mundur.
Mein Kampf nuk është një traktat ideologjik: është një guidë aksioni.
Dhe Hitleri do të shërbehej nga sensi i tij i propagandës, nga diskursi politik shpeshherë histerik deri tek vënia në skenë.
Ai do të ndihmohej ndjeshëm nga bashkëpunëtorët e tij, si Goebbels dhe Albert Speer.
Hitleri, mikoborgjez për vete, përdori frikën e këtyre për t’u proletarizuar.
Ai u premtoi pushtetin dhe për shkak të kësaj ata e ndoqën.
Megjithatë, edhe pse i nisur nga formulat utopike kundër fitimit dhe monopolit për të joshur borgjezinë e vogël, ai u mbështet mjaft shpejt tek klasat drejtuese.
Sa vinte dhe partia bëhej më e madhe, kur shanset e saj për të ardhur në pushtet u saktësuan, aq më pak programi i saj u bë social.

Hitleri në krye të Rajhut III:

Hitleri arriti në postin e kancelarit falë sensit të tij politk, aftësisë së tij për t’i përdorur njerëzit, cinizmit dhe bllofit të tij.
Ata që e thërritën ishin të bindur se mund ta kontrollonin, por e panë, mjaft shpejt, se u kundërta do të ndodhte.

Ngjitja ligjore e Hitlerit në pushtet (1933):

Megjithë sukseset e marra gjatë zgjedhjeve të 1930 dhe 1932, shumica absolute ishte larg të qenit në duart e nazistëve.
Por konservatorët që qeverisnin pa shumicë parlamentare ishin po gjithashtu në një qorrsokak. Atyre u mungonte mbështetja popullore e domosdoshme për të vendosur regjimin autoritar që ata dëshironin.
Kjo ishte arsyeja pse mjaft drejtuesë konservatorë, si manjati i shtypit Alfred Hugenberg, u bashkuan me idenë e mbrojtur nga Franz von Papen, një prej miqve të ngushtë të presidentit Hindenburg, për marrjen pjesë të Hitlerit në qeveri: objektivi i von Papen ishte ta “lidhte” Hitlerin në një kabinet me dominancë konservatore, duke rikuperuar kështu edhe forcën mobilizuese të partisë së tij.
Në 30 janar 1933, Hindenburgu vendos, pas shumë hezitimesh – ai e trajton Hitlerin si “tetar bohem” –, që ta emërojë këtë të fundit kancelar të Rajhut, në krye të një qeverie që përfshinte vetëm dy nazistë, Herman Goering dhe Vilhelm Frik.

Nënshtrimi i Gjermanisë:

Më 4 shkurt 1933, nën pretekstin e luftës kundër “kërcënimit komunist”, nazistët i marrin presidentit të vjetër Hindenburg shpalljen e një urdhri që autorizonte shtetin të ndalonte të gjitha protestat dhe publikimet që kërcënonin sigurinë e tij.
Në Prusi, policia, e drejtuar nga Goering, shumëfishoi arrestimet, që prekën fillimisht komunistët dhe pastruan administratën nga elementët e saj demokratikë. Mjaft shpejt, shumë SS dhe SA po angazhoheshin si “policë ndihmës”.
Djegia e Rajshtagut (Parlamenti), në 27 shkurt, çon në publikimin nga presidenti i Rajhut të një urdhri “Për mbrojtjen e popullit dhe shtetit”, që vendosi gjendjen e emergjencës dhe i dha të tëra fuqitë qeverisë së Hitlerit.

Eliminimi i kundërshtarëve:

Shtypja u sistematizua dhe godiste tani e tutje social-demokratët dhe të gjithë gjermanët armiqësorë ndaj nazizmit; shumë persona u vranë në kampet e para të përqendrimit, të hapura për të internuar atje kundërshtarët e shumtë.
Ndalimi i partisë komuniste, mbështetja nga konservatorët dhe nga, megjithëse më hezitues, partia katolike e qendrës e lejuan Hitlerin që të merrte në Rajshtag, më 23 mars 1933, votën për një “ligj autorizimi” (Ermächtigungsgesetz), që i siguronte atij pushtet të plotë për katër vite dhe ligjëronte diktaturën.
Në 2 maj, sindikatat u detyruan të shpërbëheshin, ndjekur gjatë javëve në vazhdim nga të gjitha partitë politike jo-naziste.
Në 14 korrik, NSDAP u deklarua partia e vetme.
Hitleri, me një përzierje të pseudo-legalizmit dhe dhunës politike, shtriu pushtetin e tij, duke goditur plotësisht entuziazmin që kishte ngjallur arritja e tij në kancelari, ashtu si edhe të gjithë kundërshtarët.
Më 30 qershor 1934, gjatë Natës së thikave të gjata, ai heq qafe Ernst Roehm dhe liderët më kokëçarës të SA, ndërkohë që i beson Goering eliminimin e gjeneralit Kurt von Schleicher dhe kundërshtarit nazist “nga e majta” Gregor Strasser.

Hitleri Fyhrer i Rajhut:

Hitleri mori kështu njohjen nga ushtria që e ndihmoi të bëhej pa vështirësi president i Rajhut, duke pasuar marshallin Hindenburg, pas vdekjes së këtij më 2 gusht 1934.
Në 19 gusht, mbi 89 % e zgjedhësve gjermanë ratifikuan fuqitë e reja të Reichsführer.
Një vit e gjysmë më vonë, Hitleri kishte arritur të vendoste një pushtet të plotë, pa e ndarë me asnjërin, ku kundërshtarët politike ose ishin vrarë, ose ishin internuar në kampe.

Shteti totalitar:

Megjithëse totalitar, pushteti i ri nazist shfaqet shpejt të ketë një funksionim kaotik, duke mos mbajtur disiplinë në kabinetin ministerial: Hitleri merr pjesë sa herë e më pak në një qeveri në të cilën takimi i fundit qe në 1938. Të braktisur më vete, ministrat i panë prerogativat e tyre të zvogëlohen e të kufizohen konsiderueshëm. Për t’i anashkaluar, Hitleri krijoi institucione të veçanta, të ngarkuar me misione specifike, por të pajisur me fuqi shumë të larta, të cilat ua beson ndihmësve më besnikë.
Policia dhe në mënyrë më të përgjithshme shërbimet e sigurimit i dalin plotësisht jashtë kontrollit ministrit të brendshëm; ato janë në duart e Hajnrih Himler, lideri i SS, i cili ndërtoi një shtet të vërtetë brenda shtetit.
I ngarkuar me vënien në punë të një plani katër vjeçar që duhet ta lejonte ekonominë t’i përshtatej luftës, Hermann Goering fillon të fusë duart në kompetencat e ministrit të ekonomisë.

Hitleri dhe rrethi i tij direkt, zemra e pushtetit real:

Përfundimisht, në sistemin nazist, gjithçka varej nga vullneti i Fyhrerit, i cili rrallë herë merrte iniciativën e vendimit, duke u kënaqur me disa pika jo të kthjellta që më pas “interpretoheshin” dhe prezantoheshin në formën e projekteve përpara diktatorit, i cili binte dakord ose e refuzonte atë.
Kjo praktikë u teorizua nga juristi Karl Shmit. Vetëm dinjitarët e rrethit direkt të Hitlerit mbanin në këtë mënyrë një pushtet real në një sistem që ishte një nga format më të arritura të shtetit-parti totalitar.

Sukseset e regjimit (1933-1939):

Në hapësirën e gjashtë vjetëve, nga 1933 në 1939, regjimi fitoi një popullaritet të madh, falë uljes së papunësisë dhe suksesit në politikën e jashtme.

Konsensusi i brendshëm:

Në 1939, konsensusi i realizuar nga regjimi në popullatë është i padiskutueshëm.
Ai shpjegohet nga përshtypja e shumicës në rikthimin, pas krizës, e njëfarë sigurie dhe, në të njëjtën kohë, për çështjet e biznesit, një begati të vërtetë, nxitur nga politika e armatimit të plotë e vënë në punë nga Goering.
Fshatarësia ishte e kënaqur nga rritja e çmimeve bujqësore dhe nga lehtësimi i borxheve të tyre.
Zhdukja pothuajse totale e papunësisë çoi në mbështetjen nga punëtorët të zgjatjes së ditës së punës, uljes së pagave dhe zhdukjes së lirive sindikale.
Klasa e mesme, sa vjen e më shumë e proletarizuar, që kishte qenë mbështetësi kryesor i ngritjes së nazizmit, u bë një nga viktimat kryesore të tij – por viktimë pasive – përveç atyre që bënë karrierë në organizatat e shumta të partisë, ku dalloheshin nga fanatizmi i tyre.
Opozita, e reduktuar totalisht, pati fatin e mërgimit të anëtarëve të partive të vjetra politike ose anëtarëve të kishës katolike apo protestante, të shokuar nga neo-paganizmi i nazistëve dhe persekutimi i hebrenjve, por që nuk u ndoqën shumë nga hierarkia e tyre.
Tipari parësor i regjimit ishte politika ekspansioniste, që lajkatonte krenarinë gjermane, e plagosur nga humbja e 1918.

Goditjet në politikën e jashtme:

Pa ndalur së përsërituri qëllimet e tij paqësore, diktatori kombinoi mjaft mirë koncesionet e qarta me përdorimin e guximshëm të forcës.
Me anë të bllofit, Hitleri triumfoi ndaj francezëve, duke dekretuar në 1935 rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak dhe duke rimilitarizuar bregun e majtë të lumit Rin. Po kështu me bllof, në 1938 dhe 1939, ai iu vu politikës së anoncuar në Mein Kampf. Që nga 1925, Hitleri kishte thënë se duhej ndërtuar një bërthamë gjermane me 80 deri 100 milionë banorë që do të zinin të tërë këto territore, të cilat në cilindo moment, kishin qenë gjermane. Ai këmbëngulte që atëherë për detyrën e çpopullimit për të ndaluar riprodhimin e racave inferiore të sllavëve dhe hebrenjve.
Hitleri përpiqej të pushtonte Austrinë që prej korrikut 1934, duke ia lënë në dorë partizanëve të tij të vrisnin kancelarin Dollfuss.
Në shkurt 1938, ai i shfaqi politikën e tij bashkëpunëtorëve të tij: ai sapo kishte vendosur marrëdhënie më të ngushta me Italinë fashiste, që për të ishte një model që i kishte kaluar koha.
Ai bënte gati pushtimin e Austrisë në mars 1938 (Anschluss).
Në shtator 1938, duke përdorur frikën për luftë dhe për komunizëm të perëndimorëve, duke luajtur me britanikun Nevil Çamberlejn dhe francezin Eduar Daladie në Bad Godesberg dhe në Berchtesgaden, ai pregatit pushtimin e Sudeteve, që e merr në marrëveshjen e Mynihut (30 shtator).
Që atëherë, kur mori në shkurt 1938 komandën supreme të forcave të armatosura, e gjithë përpjekja e tij shkon drejt luftës.
Në mars 1939, Çekosllovakia pushon së ekzistuari, me pjesën çeke që u bë protektorat gjerman. Me Krizën e Danzigut gjatë verës 1939, dukej megjithatë se Franca dhe Britania e Madhe nuk ishin të gatshme të lëshonin pe.
Mussolini dhe Goering u përpoqën, kotësisht, të moderonin Hitlerin.
I fortësuar nga pakti i mos-sulmimit i firmosur mes Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik në 23 gusht 1939, diktatori urdhëroi pushtimin e Polonisë në 1 shtator. Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore.

Hitleri në Luftën e Dytë Botërore:

A ishte Hitleri apo jo një lider lufte? Padyshim, qe ai që imponoi ushtrinë me armaturë me tanke si modelin e ushtrisë gjermane; qe ai që vendosi të përdorë luftën rrufe (Blitzkrieg) në mënyrë sistematike. Nga gjithë kjo, Hitleri përfitoi dhe sukset kundër Polonisë, më pas kundër Francës dhe në Ballkan i dhanë atij ndjesinë e të qenit i pamposhtshëm dhe e çuan në gabime që u shfaqën kur ai sulmoi Rusinë në 1941.
Mendjemprehtë dhe i guximshëm në ofensivë, Hitleri nuk arriti dot të gjente një strategji mbrojtëse, sidomos në frontin rus.
Humbjet (Stalingrad, shkurt 1943 ; Afrikë e Veriut, maj 1943) patën pasoja të mëdha në karakterin e tij dhe ai hoqi dorë nga çdo shfaqje publike, duke dëshpëruar Goebbels, mbi të cilin ra tërë barra e të mbajturit popullor regjimin .
Sa vjen e më shumë i heshtur, Fyhreri nuk del nga kjo heshtje përveçse për t’i bërtitur rrethit të tij ide delirante mbi riorganizimin e Europës dhe ai e kalon shumicën e kohës i përkulur përpara hartave të mëdha; ata që i kishte afër mund ta vinin re menjëherë plakjen e tij të përshpejtuar, si shkak i mbipunës dhe abuzimit me ilaçet.
Pavarësisht të gjithave, pushteti i Hitlerit qëndroi i pasfiduar deri në ditët e fundit të luftës. Autoritarizmi i tij u theksua edhe më shumë pas atentatit kundër tij (20 korrik 1944). Megjithë humbjeve, Hitleri besonte akoma në fitore me anë të armëve sekrete (V1, V2).
Ai mbikqyri ofensivën e fundit gjermane në Ardenë (dhjetor 1944-janar 1945).
Më pas, duke e parë se Gjermania naziste ishte mundur, ai iu rikthye strehës së bunkerit në kancelari ku vrau veten me një shkrepje revolveri më 30 prill 1945, ndërkohë që trupat sovjetike po merrnin në zotërim Berlinin.
E gjithë kjo histori e një njeriu të madh të asaj kohe që origjina e tij rridhte nga dera e Aranitasve, Principatë e Arbnit, kurrë nuk do të harrohet.
Simbolet e tij ishin të lidhura ngusht me historinë Pellazgo-Ilire dhe Derës së Arjanitasve si:
-Kryqi i thyer është simbol Pellazgjik, e vetmja gjë që e ndryshon është se e ka përdorur në anë të kundërt.
-Shqiponja një krenëshe me flatra drejt e cila është përdorur nga Qezarët me origjinë Ilire.
– Dy SS të cilat u vendosnin në xhaketat e SS si imazh të dy rrufeve që lidhet me rrufetë e Zeusit të Dodonës Pellazgjike.
-Dora e shtrirë si nderim, ky nderim ushtarak ka qënë përdorur nga Mbreti dhe Mberteresha Ilire Genti dhe Teuta.
-Lufta për rracën Arjane, (Arjanitase), rracës së pastër Pellazgjiko-Ilire.
Pothuajse të gjitha simbolet dhe qëllimet lidhten me origjinën e tij Ilire të derës së Arjanitasve, dhe vetë përsonalisht nuk ngurroj të fliste duke thënë se populli Shqiptarë është rracë Arjane dhe meritojnë të jenë Zotër të Ballkanit.
Poashtu dhurata që i bëri Mbretit Zog-I në rastin e martesës me Konteshën e Hungarisë Geraldina De Nagy Apponyi një Benz Mercedez i dyti që kishte nxjerrur fabrika Gjermane i cili të parin Adolf Hitler e mbajti për vete dhe të dytin ja dhuroj Mbretit Zog-I të Shqiptarëve, tregonte qartë dashurinë ndaj periardhjes së origjinës së tij.
Ky pra ishte Adolf Hitler, trashigimtari i fundit i Derës së Arjanitasve të Arbërisë.

You must be logged in to post a comment Login