Muhaxheri godet Albin Kurtin: Mashtrues merre mandatin

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka goditur Albin Kurtin pasi refuzoj ftesen e Presidentit të vendit Hashim Thaqi për tu mandatuar për krijimin e qeverisë.

Muhaxheri në një postim në facebook i ka bërë thirrje Albin Kurtit për ta mar mandatin duke e quajtur edhe mashtrues.

Ky është postimi i plotë i Muhaxheri:

Nese Kurti keto dite paska diqka me te rendesishme per Shtetin se sa krijimi i Qeverise dhe ne ndërkohe e anulon ftesen e Presidentit me arsyejen se nuk qenka ne Prishtine kjo tregon se ky njeri sa seriozisht e ka këtë fare pune.

#mashtrues marre mandatin!

Për më teper sipas burimeve tona thuhet se Albin Kurti ndodhet në Prishtinë por ka refuzuar ftesen e Thaqit për tu ikur afateve kushtetuese që ngarkojnë pasi të mandatohet nga presidenti i vendit./nacionalalbania

You must be logged in to post a comment Login