Arton Muhaxheri: Mini-Shengeni një ide e krisur

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Mini-Shengenit.

Muhaxheri ka theksuar se Mini-Shengeni është ide e krisur dhe se Kosova nuk përfiton asgje.

Postimi i plotë i Muhaxherit;

Ideja e Mini-Shengenit nuk është thjeshtë vetëm e panevojshme por është e rrezikshme nese ndodh.

Pothuajse të gjithë liderët politik në Kosovë e kanë kundërshtuar këtë lloj projekti dhe mirë kanë bërë, sepse Kosova nuk fiton asgje nga ky projekt, përjashto në këtë rast Albin Kurtin i cili nuk e ka kundërshtuar si projekt por e ka kundershtuar Edi Ramen përse po ngutet pa u formuar institucionet e Kosovës sepse Albin Kurti si kryeminister kokë e kēmbë do të ishte pjesë e këtij Mini-Shengeni.

Vetëm një shtet do të përfitonte nga ideja e krisur e Edi Rames për Mini-Shengen dhe ai eshte Serbia./Apel.al

You must be logged in to post a comment Login