Komuna e Bujanocit nis me aksionin solidarizues me Shqipërinë

 

Aksioni solidarizues do të filloj që nesër prej orës 11:00 me grumbullimin e ndihmave në veshëmbathje, gjëra ushqimore dhe produkte higjienike.

Lajmin mbi nisjen e këtij aksioni, është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit, ku thuhet:

Bujanoci solidar – pranë Shqipërisë❤

Komuna e Bujanocit, nesër, duke filluar nga ora 11:00 fillon me aksionin solidarë për grumbullimin e ndihmave që do t’i dedikohen vendbanimeve të goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapsirat e Zyrës për të rinjë.

Luten të gjithë të interesuarit të ndihmojnë me gjëra ushqimore, higjienike, rroba.

Çdo ndihmë e karakterit tjetër do të jetë e mirëseardhur.

Bujanoci pranë Shqipërisë.🇦🇱

(LuginaPress)

You must be logged in to post a comment Login