I Love Albania

 

Një person që afrohet në anët e errëta të jetës,
i cili vazhdimisht i sjellë ndërmend, i ringjall
dhe përjeton sërish ngjarjet fatkeqe të së
kaluarës dhe zhgënjimet, kërkon ngjarje dhe
zhgënjime të ngjashme për të ardhmen. Nëse
ti nuk shohësh asgjë tjetër përveç fatit të keq

në të ardhmen, ti kërkon një fat kaq të keq
dhe patjetër do ta marrësh atë.

***

Të gjithë kanë një periudhë kur thonë: “Gjërat nuk po
shkojnë mirë” ose “Tani gjërat po shkojnë shumë keq,
Zoti na ndihmoftë”.
Nuk ka një dërrasë të zezë në parajsë ku Zoti ka shkruar
qëllimin e jetës ose misionin tënd në jetë. Qëllimi i jetës
tënde është pra ai për të cilin ti vendosësh. Misioni atje
është misioni që ti i japësh vetes. Jeta jote do të jetë ajo
të cilën ti e bën, dhe askush nuk do tju gjykojë, tani ose
më vonë. Ju mund të plotësoni bordin e jetës me atë që
dëshironi. Nëse e keni mbushur me bagazhe nga e
kaluara, duhet ta fshini të gjithë atë që qëndron atje.
Fshini gjithçka nga e kaluara prej së cilës nuk po fitoni,
dhe bëhuni mirënjohës që ju solli atje ku jeni sot dhe në
një fillim të ri. Ju qëndroni atje me fletë bosh dhe mund
të filloni përsëri nga e para – këtu dhe tani. Gjeje gëzimin
tënd dhe jetoje atë.
Gjithësia e do shpejtësinë. Mos prisni. Mos mendoni
përsëri. Mos dyshoni. Kur ekziston mundësia, kur
impulsi është aty, kur shtyrja e intuitës (arsyes për të
kuptuar) nga brenda është aty, veproni. Kjo është ajo që
është detyra juaj. Dhe kjo është gjithçka që ju duhet të
bëni.
Mos harro se ti je një magnet që tërheq gjithçka te ti. Sa
më shumë që të praktikosh dhe fillosh të shohësh se si
ligji i tërheqjes të siguron ty gjëra, aq magnet më i madh
do të bëhesh duke u forcuar vazhdimisht në bindjet tua

për ndryshimin pozitiv, besimin në forcën dhe njohurinë
tënde. Pasi të kesh sqaruar atë që dëshiron, ti je bërë një
magnet që tërheq këto gjëra drejt teje. Dhe gjërat që ti
dëshiron, nga ana tjetër, janë magnetizuar nga ty.
Mendo për një makinë që lëviz gjatë natës. Dritat e
përparme ndriçojnë vetëm 50-60 metra përpara dhe ti
mund të udhëtosh gjatë gjithë rrugës nga Tirana në
Prishtinë duke vozitur në errësirë, sepse gjithçka që
duhet të shohësh janë ato pesëdhjetë metrat tjera. Dhe,
kjo është mënyra se si shpesh shpaloset jeta për ne.
Vetëm duke besuar se ato pesëdhjetë metrat e radhës do
të vijnë pas kësaj, jeta jote do të vazhdojë të shpaloset.
Dhe kjo përfundimisht do t’ju sjellë në qëllimin e asaj që
dëshironi në të vërtetë, sepse ju e dëshironi atë.
Kështu pra mund të udhëtosh rreth e përqark trojeve
arbërore pa u ndalur aspak, nëse e dëshirosh këtë. Asnjë
polic kontrollues “rrugor” nuk do të të ndaloj sepse ti
nuk bën asgjë joligjore kur shëtitën lirshëm në tokën
tënde, për më tepër, ata nuk do të figurojnë brenda asaj
zone të lirë që të takon ty dhe racës tënde.
Hidhe hapin e parë me besim të plotë. Ti nuk ke nevojë
të shohësh tërë shkallët lart. Vetëm hapin e parë.
Ju mund të përdorni Ligjin e Tërheqjes për të krijuar
tërë jetën tuaj paraprakisht, drejt e tek gjëja tjetër që
duhet të bëni sot.
Kur i thoni vetes: “Unë do të bëj një vizitë të bukur te
vëllezërit dhe motrat, ose do të bëj një udhëtim të
këndshëm për në atdhe”, ju po dërgoni fjalë për fjalë
elemente dhe forca përpara trupit tuaj që do të
rregullojnë gjëra në mënyrë që vizita ose udhëtimi juaj të

jetë me të vërtetë i këndshëm. Kur ti përpara vizitës,
udhëtimit ose shkuarjes në treg, je në humor të keq ose
ke frikë nga vizita, udhëtimi ose ndjesh se diçka e
pakëndshme do të ndodhë, atëherë dërgon përfaqësues
të padukshëm para teje që do të krijojnë një lloj
pakënaqësie, pesimizmi se do të kalosh keq. Mendimet
tona ose me fjalë të tjera gjendja jonë mendore, janë
gjithmonë në aktivitet dhe “rregullojnë” gjërat – të mira
ose të këqija – paraprakisht.
Ju gjithashtu mund të përdorni pritjen si një mundësi të
fuqishme për të krijuar jetën tuaj në të ardhmen. Herën
tjetër kur të gjendeni në një situatë ku duhet të prisni,
kapni momentin dhe imagjinoni se i keni të gjitha gjërat
që dëshironi aty ku jetoni. Ka diçka që mund të bësh
kudo dhe kurdo. Sigurohuni që ta bëni çdo situatë të
vetme jetësore në një pozitive si të tillë!
(Kjo që thash së fundi vlen sidomos për njerëzit që
mendojnë ta braktisin atdheun për gjoja se një jetë më
të mirë në kurbet).
Bëjeni atë një zakon të përditshëm, për të marrë çdo
vendim të vetëm në jetën tuaj paraprakisht, duke
përdorur mendjen tuaj. Dërgoni forcat hapësinore
përpara jush në çdo gjë që bëni dhe kudo që shkoni,
duke menduar paraprakisht se si dëshironi që ajo të
funksionojë. Atëherë ju me një qëllim të caktuar krijoni
jetën tuaj.
Projektojeni ditën tuaj paraprakisht duke menduar për
atë ashtu siç dëshironi të jetë, dhe me dashje do të
krijoni jetën tuaj. Për të filluar me diçka të vogël, si një
filxhan kafeje ose diçka tjetër, është një metodë e
thjeshtë për të parë që ligji i tërheqjes funksionon.

Merrni një vendim të fuqishëm për të tërhequr diçka të
vogël. Kur të provoni fuqinë që keni për të tërhequr
gjëra, do të ecni përpara dhe do të krijoni gjëra shumë
më të mëdha.
Se një qenie njerëzore mund të ndryshojë veten (si
person dhe si komb) dhe të zotërojë fatin e vet, është
përfundimi i çdo mendjeje që është plotësisht e
vetëdijshme për fuqinë e të menduarit siç duhet. Nëse
kjo ndodh, atëherë nuk do të mungoj as fuqia e të
vepruarit siç duhet. Do të çlirohesh nga oligarkët,
banditët, kriminelët, të pabesët, tradhtarët, rezilët,
këlyshët, servilët…
Për të arritur objektivat, si person dhe si komb e shoqëri
duhet të jeni të bashkuar, t`i koordinoni planet,
veprimet dhe qëllimet. Kjo arrihet me një komunikim të
mirëfilltë mes jush, qoftë në mediume qoftë në
konferenca apo të ngjashme.
Është e rëndësishme të keni një adresues të qartë kur
flisni. “Unë po flas me ty, ti je ai për të cilin mendoj”, në
vend që të flisni në forma të përgjithshme si disa ose
shumica prej nesh. Deklarata si “Është kaq e vështirë të
vish në rend për ta marrë fjalën këtu”, ose “Është
dikush që gjithmonë mbizotëron këtu!”- janë shembuj të
thënieve me adresë të paqartë. Ato gjithashtu shkaktojnë
siklet te njerëzit e pafajshëm. Ndoshta ti vetë je i
ndjeshëm ndaj deklaratave (thënieve) të përgjithshme
qortuese dhe je ul aty në sallë dhe ndjesh siklet, mendon
se ndoshta kritika të drejtohet ty, pa qenë në gjendje të
kërkosh sqarime ose thjesht ta injorosh thënien.

***

Shumë e trishtueshme për të dëgjuar se vëllezër
dhe motra të mia në Shqipëri humbën jetën në
tërmetin e ditës së Martë.
Unë dhe familja ime ndiejmë dhimbjen më të
thellë me ju që keni humbur të dashurit tuaj.

Ngushllime të pëzemërta.

 

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

You must be logged in to post a comment Login