Elbert Krasniqi nga IRDK kërkon ministri në Qeverinë e Re!

Elbert Krasniqi nga IRDK ka kërkuar që egjiptianët të udhëheqin me një ministri në Qeverinë e Re të Kosovës.

Ai tha se Qeveria e ardhshme, duhet të themelojë një zyre e cila do të trajtojë grupet e margjinalizuara dhe të luftojë varfërinë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, në situatën aktuale politike është shumë e drejtë që egjiptianët të udhëheqin me një ministri ku kuadrot e IRDK-së do të ishin ministër shembull në qeverinë e ardhshme.

Postimi i plotë:

Qeveria e ardhëshme, duhet ta themelojë një zyre e cila do të trajtojë grupet e margjinalizuara dhe të luftoj varfërin në Kosovë. IRDK dhe kuadrot politike të saj, janë në gjendje të kontribojnë për realizimin e një projekti të tillë.

Gjithashtu në situatën aktuale politike është shumë e drejtë që egjiptiantë të udhëheqin me një ministri, ku kuadrot e IRDK-së do të ishin ministër shembull në qeverinë e ardhëshme.

You must be logged in to post a comment Login