Veseli: S’ndërtohet e ardhmja nga ata që nuk e çojnë lart flamurin e Kosovës dhe nga ata që prishin partneritetin me SHBA e BE

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli me rastin e nominimit për kryeministër të Kosovës në Konventnës festive, ka thumbuar keq partitë tjera, LDK-në, Vetëvendosjen e AAK-në.

Këtë e ka bërë ndërsa ka folur për mohimin e identitetit të shtetit, rrezikun për të prishur raportet me SHBA-në e BE-në dhe mos guximin për ta luftuar korrupsionin.

“Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës dhe qytetarëve. S’mund të ndërtohet e ardhmja nga ata që e mohojnë identitetin e Kosovës, nga ata që nuk kanë zemër ta çojnë lart flamurin e Kosovës. Nga ata që vënë në dilemë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në. Nuk mund të ndërtohet një e ardhme nga ata që nuk kanë vullnet dhe guxim, për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin”, tha Veseli në Konventën festive, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se nuk do të ndalet në luftën e tij për një Kosovë perëndimore dhe anëtare e barabartë evropiane.

“Si kryeministër i Kosovës jam gati për ta ndërtuar të ardhmen”, tha Veseli. /Reporteri.net.

You must be logged in to post a comment Login