PDK’së i bashkohet edhe kampionia botërore, Geta Beqa

Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK’së duke i dhënë mbështetje Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.

Kreu i PDK’së e ka falënderuar Beqën për angazhimin dhe besimin në vizionin e tij në mbështetje të rinisë dhe gruas.

“Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së. Geta dhe PDK s’i kanë problem peshat e rënda”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

You must be logged in to post a comment Login