Syla: Gara zhvillohet mes PDK’së e LDK’së, të tjerat garojnë për vend të tretë

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se gara në zgjedhjet e 6 tetorit do të zhvillohet mes PDK’së e LDK’së, ndërsa partitë tjera, garojnë për vend të tretë, shkruan Gazeta Metro.

Duke folur në Analizën Zgjedhore, Syla ka thënë se gara e vërtetë zhvillohet mes partive më të mëdha, duke thënë se ato prekin më shumë vota.

“Gara e vërtetë zhvillohet mes partive të mëdha PDK e LDK, të tjerat garojnë për vend të tretë”, ka thënë ai.

Tutje, Syla ka folur edhe për nismën e PDK’së për të luftuar korrupsionin, për të cilën thotë se është lëvizje e menqur.

Ai shtoi se përgjegjësia për të luftuar korrupsionin në Kosovë i takon të gjitha partive të mëdha, jo vetëm PDK’së

You must be logged in to post a comment Login