Zbulohet busti i Haxhi Zekës në oborrin e Universitetit që mban emrin e tij

Sot në një ceremoni solemne Universiteti “Haxhi Zeka” në 7 vjetorin e themelimit të tij ka vendosur shtatoren e patriotit ,veprimtarit edhe pretagonistit të Lidhjes së Pejës Haxhi Zeka njëherit ky universitet mban edhe emrin e tij.

Në këtë organizim madheshtor të ftuar ishin edhe zyrtarë të lartë shtetëror dhe komunal siç është Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Gazmend Muhaxheri kryetar i Pejës.

Zbulimi i shtatorës u bë nga Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, rektori i Universitetit Fadil Millaku dhe Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri./nacionalalbania/

You must be logged in to post a comment Login