Thaçi: Trump me tha “e keni përkrahjen time 100 përqind, vazhdoni”

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump ia ka shprehur qartë, se e ka mbështetjen e tij në dialog, kurse presidenti rus, Vladimir Putin i ka theksuar se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Klan Kosova, duke folur për pjesëmarrjen e tij në Paris, në shënimin e 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, ka theksuar se në takimin që ka pasur me presidentin Trump, në lidhje me dialogun i ka thënë qartë “E keni përkrahjen time 100 përqind, vazhdoni”.
Ai shtoi se kjo do të thotë se presidenti Trump dhe SHBA-të janë të përfshira për të njohur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka shtuar se duhet ruajtur partneritetin me SHBA-në, pasi pa këtë partneritet Kosova nuk mund të hy as në BE, në NATO dhe as në institucionet tjera. Ai tha se të gjitha institucionet e SHBA-së e kanë fokus Kosovën, por këtë fokus nuk është lehtë me mbajt çdoherë, ndërsa u kërkoi partive politike, shoqërisë civile e mediave, që të bashkohen e ta shfrytëzojnë këtë moment, sepse “nëse humbet një momentum, do të humbet e ardhmja, por këtë gjë nuk do ta lejojmë”. Presidenti Thaçi deklaroi se i është krijuar mundësia për të biseduar për disa minuta kokë me kokë edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i cili i ka thënë se Rusia e mbështet një marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka theksuar se ky takim është realizuar pa ndërmjetësimin askujt. Presidenti Thaçi ka folur edhe për takimet tjera që ka pasur me udhëheqësit e vendeve më të fuqishme botërore, si me presidentin Emmanuel Macorn, kancelaren Angela Merkel, presionin Rexhep Taip Erdogan, e udhëheqës tjerë.

You must be logged in to post a comment Login