Muhaxheri: Taksa 100% e duhur por duket që ka nevojë për argumentim shtesë për faktorin ndërkombëtar

Arton Muhaxheri nga PDK konsideron se taksa kunder Serbisë është e duhura por karshi faktorit ndërkombëtar duket që ka nevojë për argumente zyrtare, përtej deklaratave publike në media.

Madje Muhaxheri ka kërkuar që BE-së dhe CEFTA’s me shkrim dhe zyrtarisht tu dërgohen argumentet e Kosovës për taksen, argumente këto mund ta zbusin edhe presionin e madh ndërkombëtar që Kosova aktualisht po mer nga bashkësia ndërkombëtare për taksen.

 

Ja postimi i plotë i Muhaxheri:

 

“Taksa 100% është më shumë se e qëlluar, duke marr parasysh presionin dhe reagimin e BE-së kam friken që nuk ju kemi argumentu aq sa duhet ndërkombëtarëve vendimin për taksen.

Argumenti nuk bëhet përmes reagimeve në facebook por institucionet gjegjëse duhet ti shkruajne BE-se , CEFTA’s dhe mekanizmave ndërkombëtar të gjitha argumentet tona se perse kjo takse eshte e nevojshme.

Argumenti politik edhe pse i rendesishem por ne kete rast nuk eshte relevant per nderkombetaret por argumenti i deshmuar me raste se kur Serbia e ka shkelur marreveshjen e CEFTA’s ne raport me Kosoven konsideroj se eshte e menyra me e mire qe BE dhe të tjeret me kuptu qe Kosova nuk kishte zgjidhje tjeter pos me i vendos Serbise 100% taksë.”/nacionalalbania

You must be logged in to post a comment Login