LDK bëhet ne zëdhënes të ri

 Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, vetëm për ta prezantuar zëdhënësin e ri të cilin e kanë emëruar dje.
Për emërimin e Mustafës në këtë pozitë LDK ka njoftuar edhe nëpërmjet një komunikate për media, ndërsa sot sekretari Ismet Beqiri lavdëroi personalitetit e zëdhënësit të tyre.Beqiri tha se Besian Mustafa si biri i ish këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës është i përkushtuar dhe i përgatitur mirë për detyra të reja në LDK.

“Besiani është një djalë i ri i edukuar dhe i shkolluar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë që do e marr në LDK, por edhe për veprimtari të tjera sepse nivel shkollor të përgatitur, dhe do jetë një vazhdimësi e punës së shkëlqyer që e ka bërë edhe më herët…Është i diplomuar në shkollën e mesme në Illonis të ShBA-ve, është bachelor i Shkencave në Financa dhe Kontabilitet në Pensilvani të SHBA, master në Administrimin të Biznesit në New York të SHBA-ve. Ka qenë në pozita udhëheqëse në menaxhim të investimeve dhe rriskut në banka komerciale, kryeshef i Agjencisë për Investime dhe përkrahje e ndërmarrjeve( KIESA), etj”, u shpreh Beqiri. Zëdhënësi i ri i LDK-së tha se qëllimi i kësaj konference është që të njihet nga afër me gazetarët që përcjellin aktivitetet e LDK-së.

“Si çdo parti tjetër moderne perëndimore evropiane edhe LDK do të ketë një platformë ose një formë të komunikimit të drejtpërdrejtë të koordinuar nga zyra qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këtë komunikim të drejtpërdrejtë dhe të mirë koordinuar nga selia qendrore do e shpalosim gjatë javëve dhe muajve në vazhdim “, tha zëdhënësi Besian Mustafa.Ndryshe në këtë konferencë gazetarët bënë pyetje edhe rreth dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së për dialogun me Serbinë, por sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri nuk pranoi të përgjigjet./KosovaPress/

You must be logged in to post a comment Login