Kuvendi nuk miraton projektligjin për referendumin

Projektligji për referendumin nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme për miratim nga deputetët e Kosovës. Nga gjithsej 53 deputetë që votuan, 50 ishin pro, kurse 3 abstenuan.
Deputeti i PSD-së Faton Topalli, propozues i këtij projektligji e ka quajtur atë të domosdoshme për demokraci.Ai ka shtuar se referendumi paraqet instrumentin i cili bën të mundshëm implementimin e vullnetit të qytetarëve. “Referendumi është përgjigja dhe instrumenti kryesor kundër demagogëve. Referendumi është edhe një instrument i shkëlqyer edhe për partitë opozitare të cilët mund të kenë ide të shkëlqyera për mungesë të numrave, si pakicë nuk mund të implementojnë idetë e tyre. Pra, referendumi thënë shkurt është A-ja e demokracisë”, u shpreh ai, përcjell KosovaPress.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj tha se përkrahin këtë projektligj dhe se kërkojnë nga Kuvendi që në këtë fazë ta përkrahin, mirëpo sipas tij ky projektligj ka disa probleme teknike.Punimet e seancës së sotme nuk filluan me votimin e propozim-rezolutës lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ishte pika e parë e rendit të ditës.

You must be logged in to post a comment Login