Hajdar Beqa kërkon që prokuroria të merret me deklaratat e Besa Gaxherrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka kërkuar që prokuroria të merret me deklaratat e Besa Gaxherrit, e cila në seancën e jashtëzakonshme për dialogun e ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, për vrasje.“Nuk jemi këtu sot të bëjmë zhurmë, por të bëjmë një vendim konkret që shihet se jemi shumë larg. Më befasoi fakti i disa deputetëve të opozitës, Besa Gaxheri qe shkoi aq larg sa akuzon presidentin për vrasje. Mendoj që është diçka për prokurorinë, nuk është për LDK-në të bëhen akuza të tilla. Sa herë që LDK-ja mbetet në opozitë, njerëzit në pozitë nga PDK-ja që kanë mbetë, janë vrasës. Nuk është mirë t’i maltretojmë qytetarët e vendit sepse duhet të kemi konsensus dhe jo t’i humbim kohën qytetarëve,” deklaroi deputeti Beqa, raporton EkonomiaOnline.E menjëhershme ishte replika e deputetit të LDK-së, Ismet Beqiri, rreth deklaratave të deputetit Beqa.“Përmendja e tyre nuk d.m.th që ne do ta marrim apo të biem në rolin e viktimë. Po kërkojmë nga organet e drejtësisë sepse është e drejtë themelore të dihet se kush i bëri këto krime. Po na akuzoni se kur i kemi pasë ministrat nuk kemi kërku, e kemi bërë, por nuk bëhet kjo punë nga ministrat. Duhet të jemi korrekt nga ata që i kanë humbë të dashurit. Pa LDK-në këtu nuk ka perspektivë dhe zhvillim të këtij vendi,” është shprehur Beqiri.Gjatë kundërreplikës, deputeti Beqa i quajti të rënda akuzat e deputetes Gaxherri.“A më e rëndë është fjala vrasje, a me akuzu dikë për vrasje, a me tregu një realitet. Keni qenë në pozitë dhe sa herë keni qenë në pozitë s’jau ka ni kush zërin,” tha Beqa.Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, e ka akuzuar presidentin e Kosovës për vrasje. Këto deklarata Gaxherri i ka dhënë gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit. Nga aty, ajo ka deklaruar se Thaçi për ta shpëtuar vetën ka shkelur mbi kufoma, ka vrarë kundërshtarët politik e ka shkelur mbi vlerat e luftës.Gjatë debatit për dialogun, deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e vlerëson si më të rëndësishmen, temën për shkëmbim të territoreve.“Propozuesi i rezolutës e ka nxjerrë një tekst, i pyes të gjithë deputetët që duhet të vendosin rreth këtyre çështjeve a pajtohen me këtë tekst. Territori i Kosovës është një dhe i pandashëm. As presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat të flasë për territor. Nëse ka dikush që thotë jo me këto çështje nuk pajtohem, është në rregull. Çështja është që dëgjum, një varg fjalimesh dhe thuhet se po bëhet politikë. Në Kuvend vihet vetëm për politikë, nuk kemi ardhë për biznes, me i shtru çështjet tona personale, por kemi ardhë për të bërë politikë,” deklaroi Kurteshi.

You must be logged in to post a comment Login