VIDEO/ “Jam shumë mirë, faleminderit”, gjendet turistja austriake që humbi në pyllin e Llogarasë

Turistja austrike që humbi rrugën dhe pyllin e Llogarasë është gjetur në orët e para të ditës së sotme. Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore siç dëshmojnë pamjet më poshtë, ku ajo shfaqet duke falenderuar policinë.

45 vjecarja Adelhat Wolper po qendronte në një hotel pranë Llogarasë dhe pasditen e djeshme kishte dalë për shëtitje në pyll, por nuk u kthye më. Në mbrëmje policia nisi kontrollin, dhe pas 9 orësh kërkime në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë.

Në videon e publikuar nga policia, 45-vjeçarja shfaqet me një tufë lulesh në duar, teksa shprehet se efektivët i shpëtuan jetën dhe për këtë është shumë e lumtur. “Shumë mirë. Policia më e mirë. Ato ishin shumë të mrekullueshëm. Më shpëtuan jetën. Jam shumë e lumtur”, shprehet Adelhat Wolper.

You must be logged in to post a comment Login