Skandali seksual, Letërsia pa Nobel këtë vit

Akademia suedeze, e cila është zhytur në polemika për afera seksuale, njoftoi të premten në mëngjes se nuk do të ketë çmim Nobel për letërsinë  në vitin 2018, sepse kjo mund të sjellë pasoja të pashembullta.

Për herë të parë që nga viti 1949, juria sekret që jep çmimin më prestigjioz të letrave botërore nuk do të nxjerrë një fitues këtë vjeshtë, por do të ketë dy fitues vitin tjetër.

Vendimi, i shpallur në orën 19:00 suedeze, pas një takimi të enjten, vjen pas një varg akuzash për sulmet seksuale të bëra kundër fotografit francez Jean-Claude Arnault, burri i anëtares të akademisë dhe poetes Katarina Frostenson. Të premten, Akademia Suedeze tha se e mori vendimin “duke pasur parasysh akademinë e zvogëluar aktualisht dhe besimin e ulët që publiku ka ndaj saj”. Kështu fituesi i 2018 do të njoftohet vitin tjetër në 2019.

Institucioni, i themeluar nga mbreti Gustav III në vitin 1786 për të çuar më tej “pastërtinë, forcën dhe lartësinë e gjuhës suedeze”, u trondit në nëntor kur fotografi  francez Jean-Claude Arnault u akuzua për ngacmime seksuale nga 18 gra. Arnault është i martuar me anëtaren e Akademisë, Katarina Frostenson. Kriza u thellua edhe më tepër ditët e fundit kur tre anëtarë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste në një votim për të mos përjashtuar Frostenson. Sekretare e përhershme e Akademisë, Sara Danius, u largua një javë më vonë, ashtu si edhe Frostenson./Theguardian- Përshtatur për Opinion.al ©

You must be logged in to post a comment Login