Rikthehet paniku nga PitBull-et, një 58 vjeçar që e kafshoi qeni ndërroi jetë në Elbasan

Një burrë ka humbur jetën pas disa ditësh në spital, ku ishte shtruar sepse e kishte kafshuar një qen i racës Pit Bull. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Sipas policisë, viktima është Rifat Bajrami, 58 vjeç dhe mjekët thonë se ai ka pësuar trompozë gjatë qëndrimit në spital. Shkaku që ai shkoi aty ishte se u sulmua nga qeni.

Ky është rasti i parë, kur një person humb jetën, ndërsa më herët ka patur plot raste të njerëzve që janë sulmuar në rrugë nga qeni Pit Bull, por u kanë mbijetuar plagëve. Rasti i Elbasanit është tejet i rëndë ç’ka ngre edhe njëherë shqetësimin e madh për mënyrën se si mbahen qentë pa maska në rrugë./Opinion.al

You must be logged in to post a comment Login