Po investigonte për oligarkët, kush është gazetarja e plagosur në Malin e Zi

Olivera Lakiç fatmirësisht u shpëtoi plumbave. Ajo u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme teksa i drejtohej banesës së saj në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Sipas policisë, gazetarja investigative ka marrë një plumb në këmbë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja 49-vjeçare është e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, që akuzojnë Qeverinë se favorizon biznesmenë të fuqishëm në vend përmes tenderave dhe lehtësive të tjera të jashtëligjshme.

Olivera Lakiç, punon si gazetare në të përditshmen malazeze Vijesti. Ky është sulmi i dytë ndaj saj. Në vitin 2012, një burrë e goditi atë përpara shtëpisë me sende të forta, ku mbeti e lënduar.

Sulmi pasoi një seri kërcënimesh që ajo kishte marrë asokohe kur shkruajti për lidhjet me fabrikën e cigareve Tara dhe kompanisë malazeze.
/Opinion.al

You must be logged in to post a comment Login