Në Tetovë kërkohet mbyllja e kazinove (Foto)

Ka filluar protesta e paralajmëruar kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të shkollës medicinale dhe Universitetit të Tetovës.

Një numër i madh qytetarësh kanë bllokuar rrugën “Ilindenska” që çon në drejtim të Gostivarit, duke mbajtur parulla në dorë dhe fërshëllyese.

Vërehet edhe prani jo shumë e madhe e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e komunës Teuta Arifi tha se ka patur komunikime me qytetarët që e kanë filluar këtë aktivitet. Sipas saj, insepktoratet komunale nuk janë kompetente për të marr hapa në drejtim të kësaj çështje.

Në mbledhjen e Këshillit komunal, janë dhënë propozime që këto kazino të hapen më së paku 300 metër larg institucioneve shtetërore dhe arsimore.

Protestuesit thërrasin për shkolla, dhe jo për kazino. Ata kritikojnë edhe institucionet për neglizhencë.

Njëri nga organizatorët tha se “të gjithë e dinë se çfarë fshati është Reçica, për shkak të së kaluarës me universitetin. Pikërisht në lagjen ku jetojnë mijëra studentë, e nxënës, tentohet hapja e një kazinoje që ka vetëm një qëllim, pra qëllim të zi, degjenerim, shkatërrim, prostitucion, mjerrim, varfërim dhe shumë rë zeza tjera.

Nuk mbarojmë sot, sepse beteja jonë filloi para disa muajsh me kërkesa drejtuar komunës së Tetovës, MPB-së, Ministrisë së Ekonomisë e asaj të Financave. Të gjithë premtuan dhe garantuan se nuk do të hapet kazinoja, por puna në teren tregon tjetër situatë. Ata na gënjyen, mashtruan dhe se ne kemi mbetur të pafuqishëm.

Të nderuar bashkëqytetarë, ne nuk kërkojmë mëshirë nga askush, por drejtësi në vend, dhe jemi të bindur se do të fitojmë sepse duhet të fitojmë mbi të keqen.”/Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login