Në 2022, më shumë lajme të rreme se të vërteta

Në vitin 2022 vendet e Perëndimit do të konsumojnë më shumë lajme të rreme se sa të vërteta dhe nuk do të ketë kapacitet të mjaftueshëm material apo teknologjik për t’i eliminuar, sipas raportit të ‘Parashikimeve teknologjike për vitin 2018’ të shoqërisë së konsulencës Gartner.

Kjo është një nga të dhënat e Forumit ‘Fake news, si të luftojmë lajmet e rreme në Europë’ në Madrid, i organizuar nga delegacioni i Parlamentit Europian në Spanjë dhe nga Leading Nesspaper Alliance (LENA) për të analizuar fenomenin dhe ndikimin në politikë, në mjetet e informimit dhe opinionit publik, me rastin e zgjedhjeve të ardhshme europiane.

Në këtë forum mbajtën fjalën e tyre, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, dhe zëvendëspresidentja spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria. Ndër objektivat e theksuar nga Parlamenti Europian për të luftuar këtë realitet, janë: një transparencë më e madhe e lajmeve online; më shumë informacion nga mediat për qytetarët, për t’i ndihmuar të lundrojnë në internet në mënyrë të sigurt; zhvillimi i instrumenteve për të ndihmuar gazetarët për të ndërprerë përpjekjet e keqinformimit dhe kryerja e punës në situata ku informacioni ndryshon shumë shpejt; ruajtja e diversitetit të ekosistemit të mjeteve të informimit të Bashkimit Europian dhe ndikimi i keqinformimit në Europë.

I përuruar nga drejtori i El Pais, Antonio Caño dhe nga zëdhënësi i Parlamentit Europian, Jaume Duch, forumi u hap me një konferencë nga Orit Kopel, bashkëthemeluese dhe zëvendëspresidente e zhvillimit të biznesit të EikiTribune, dhe me diskutime nga përfaqësues të Google dhe Facebook.

You must be logged in to post a comment Login