Kukësi, Hasi e Tropoja peticion Metës: Nxirri nga burgu protestuesit e Rrugës së Kombit

Një peticion i është dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Metës për lirimin e 4 protestuesve që mbahen të burgosur pas revoltës në Rrugën e Kombit. Ai u nënshkrua nga këshilltarët e tre bashkive: Kukës, Has dhe Tropojë. “Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë”, thuhet ne peticion.

You must be logged in to post a comment Login