Fotot e rrallë/ Kur prindërit e Rita Orës martoheshin 30 vite me parë në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është pa diskutim njëra ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtares.

Shkas për këtë gjë bëhen sukseset e saj të njëpasnjëshme, ndërsa jo më pak vëmendje merr edhe jeta e saj private.

Këngëtarja ka lindur në Prishtinë, dhe kur ajo ishte njëvjeçare, familja e saj emigruan për në Mbretërinë e Bashkuar.

Rita është fëmija i madh i prindërve Besnik dhe Versa Ora, ndërsa ka edhe një motër më të vogël, Elenën, dhe një vëlla tjetër, Donin.

Sot (e diel) prindërit e këngëtares festojnë 30-vjetorin e martesës, dhe këtë datë të veçantë familja Ora kanë vendosur ta kremtojnë së bashku.

Ka qenë vajza e dytë e familjes, Elena Ora, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi të rrallë nga martesa e prindërve të saj në Kosovë, 30 vjet më parë.

You must be logged in to post a comment Login