Fansat në Azi e befasojnë Dua Lipën me mesazhe në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë konfirmoi se do të këndojë në finalen e Ligës së Kampionëve, i cili do të mbahet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Së fundmi, ylli i muzikës pop ndodhet në kontinentin e Azisë, ku është duke mbajtur turin e saj të koncerteve atje.

Këngëtarja Dua Lipa aktualisht është duke mbajtur turin e saj të koncerteve në Azi (Foto: Getty Images)

Ditën e djeshme, Lipa ka performuar në Tokio, ku ka rrëmbyer mijëra duartrokitje nga fansat e saj të shumtë në këtë qytet.

Ky koncert ka qenë edhe më i veçantë për këngëtaren shqiptare, pasi ka arritur të marrë një befasi shumë të këndshme nga fansat e saj atje.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqen qindra pankarta dhe afishe të fansave të saj me dedikime për këngëtaren.

Nga fotografihet, shihet sedija prej tyre janë munduar edhe që të artikulojnë disa fjalë në shqip, pasi në disa prej pankartave shkruheshin fjalët e tipit ‘I dua you’.

“Kur dashuria ka kuptim në çdo gjuhë. ‘I dua you’ – një dedikim nga fansat”, ka shkruar babai i këngëtares në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login