Çelësi për gjumë të mirë: Pas pune pushojeni mendjen dhe merruni me ndonjë aktivitet

Nëse dëshironi të mos keni probleme me gjumë, atëherë duhet ta filloni një aktivitet pas punës.

Sipas një studimi të ri, mos gjetja e kohës për ta pushuar mendjen nga puna është gjëja e cila na ndalon të flemë mirë, transmeton Telegrafi.

I publikuar në ‘American Psychological Association’s Journal of Occupational Health’, hulumtimi ka konstatuar se një pushim pas pune dhe kryerja e ndonjë aktiviteti është çelësi për gjumë të mirë.

Kjo mund të jetë gjë e vështirë nëse keni fëmijë apo i mbani dy puna, por për një gjumë të thellë e kualitativ është e domosdoshme ta qetësoni mendjen.

Pas eksperimenteve të kryera me mbi 600 punëtorë amerikanë, hulumtuesit kanë konstatuar se ata të cilët kanë më shumë mendime negative për punët e tyre e kanë më të vështirë të flenë.

Prandaj ata rekomandojnë që pas pune të pushoni mendërisht dhe të merreni me ndonjë aktivitet, siç është vrapimi apo thjesht të takoheni me miqtë për kafe.

You must be logged in to post a comment Login